Stresi: Unë VIP i varfër? S'jam si
femrat që shesin trupin për fustane

Stresi: Unë VIP i varfër? S'jam si<br />femrat që shesin trupin për fustane
Pas skandalit që ‘Vipat’ shqiptarë marrin veshje borxh për evente, ka qenë pikërisht reperi Stresi i cili ka kundërshtuar këtë fakt edhe pse nuk ishte përfshi në listën e ‘Vipave’ të varfër.
 
“Më vjen keq të replikoj mikun tim Eraldon, por për fat të keq nuk jam aspak dakord me ty sepse veshja ime në “Këngën Magjike” kushton 5560 € për këtë mund të pyesësh në dyqanin Reve përballë gardës ose Joni Peçin. Ora ime Hublot Turbillion kushton 70 mijë dollarë, është e babit, por edhe e imja që e kam kudo me vete. Më kanë mësuar të blej çdo gjë dhe jo të marr hua, por mendimi im është edhe ata VIP-a që marrin borxh fustane apo ku di unë ‘hua’ nuk jemi këtu t’i qortojmë, por t’i kuptojmë disa prej tyre sipas mundësive. Shumica e ‘vipave’ femër që kanë shumë lekë kanë shitur trupin në këmbim të parave për të blerë ato fustanet e shtrenjta. Kështu që, ju lutem mos kritikoni! Faleminderit dhe respekt për gjithë ‘vipat e varfër’ meqë kështu po i etiketoni ju të pasurit”, përfundon Stresi.
 
Plas “skandali” në Top Show!
Vip-at shqiptarë me fustane borxh shkojnë nëpër festa!
 
Të ftuar në programin e Alban Dudushit për të folur për jetën vanitoze të Celebrity-ve shqiptare kryeredaktori i revistës “Who” Eraldo Rexho teksa ka qenë duke diskutuar në panel me Armand Pezën për mundësitë reale të vipave shqiptare për të blerë fustane të shtrenjta, ka thënë se nga ato syresh që marrin fustane borxh për të shkuar nëpër festa dhe kjo nuk ndodh edhe aq rrallë. – Ka edhe veshje të shtrenjta që kushtojnë mbi 5000 euro, ka pohuar ai dhe një nga personazhet e showbizit në Kosovë që e ka blerë atë, por pa cituar emër konkret!

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!