Striptizmi në “Da’Sara”, ja ç’ndodh në “Prive”

Striptizmi në “Da’Sara”, ja ç’ndodh në “Prive”
“Da’ Sara” ofron gjithnjë për shikuesit e A1 Report të ftuar,  paraqitje të jetës së natës Shqipëri dhe larmishmëri tematikash, të cilat në të shumtën e rasteve janë të konsideruara edhe tabu në vendin tonë. Këtë herë Dasara Karaiskaj është drejtuar  në një klub striptizmi ku për mikrofonin tonë, Valentina një vajzë nga Bullgaria, e cila jeton dhe punon  në Itali ka treguar diçka më tepër rreth  profesionit të saj.



Ajo është shprehur se përveç punës në Shqipëri ka frekuentuar edhe lokale të ndryshme ku është argëtuar. E pyetur nga Dasara sa i përket konceptimit të “night” në vendin tonë dhe mentalitetit  duke e krahasuar edhe me tallavanë Valentina ka thënë: “Unë besoj që për tre muaj qëkur është hapur lokali, pak nga ky mentalitet e kemi ndryshuar. Njerëzit që frekuentojnë këtë vend e shohin e shohin si punë dhe që nuk ka asgjë të keqe.



Kështu që mendoj se e kemi ndryshuar disi këtë opinion”,- ka vijuar Valentina. Gjithashtu ajo theksoi se përveç kërcimit dhe spektaklit nuk bëhej asgjë e keqe, si dhe që me kohën njerëzit do ta kuptojnë dhe nuk do të ketë më paragjykime. Sa i përket sjelljes së klientëve shqiptarë, Valentina vijon: “Me mua janë sjellë shumë mirë, me respekt të pastër. Mendoj se i predispozoj unë që të sillen në këtë mënyrë”.



Sa i përket “Prive”, Valentina shpjegoi se nuk ka ndryshim nga striptizmi në klub, por është i rezervuar dhe privat, duke mos patur asnjë shërbim tjetër përveç striptizmit.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

5/4
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve