Struga e Duros e pafat në Champions League, Zalgiris e përmbys dhe eliminon në Maqedoninë e Veriut

Struga e Duros e pafat në Champions League, Zalgiris e përmbys dhe eliminon në Maqedoninë e Veriut

Foto nga ndeshja

Struga Trim Lum humbi 1-2 me Zalgiris, në ndeshjen e kthimit për turin eliminator të Champions League, duke dalë jashtë kompeticionit më të rëndësishëm evropian, për të vijuar garën tanimë në turin e tretë të Conference League. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Ohrit pa skuadrën shqiptare të pafat, me Strugën që kaloi e para në avantazh dhe u përmbys nga lituanezët.

Përballja nisi mirë për Strugën, që nisur edhe nga rezultati i ndeshjes së parë (0-0) u fut në fushë me besim. Mazrekaj apo Ibraimi lëshuan shkëndija në pjesën parë, teksa në 45 minuta nuk u shënua gol.

Fraksioni i dytë nisi mirë për djemtë e Duros, që gabuan një rast të pabesueshëm me Ibraimin. Në të 76 minutë ishte Ibraimi që nuk gaboi nga penalltia, duke dërguar në festë afro 2 mijë tifozët e pranishëm në stadium.

Kur dukej se goli vuri në gjumë miqtë, avantazhi i kampionëve të Maqedonisë së Veriut zgjati vetëm tre minuta. Kendysh shënoi nga hiçi pas një rrëmuje në zonë. Miqtë morën zemër dhe në të 84 minutë detyruan Radic të shënonte autogol, për avantazhin që në fund rezultoi vendimtar.

Kësisoj ëndrra e Strugës në debutimin e Champions League mbyllet këtu, për të luajtur në Conference League.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen