Për herë të parë Botërori në Amerikë-Kanada dhe Meksikë do të zhvillohet jo më 32 përfaqësuese, por 48. Numri është rritur pasi FIFA kërkon t’ju japë më mundësi më shumë kombeve për të qenë në eventin që entuziazmon globin. Nga ky vendim kanë përfituar dhe pritet të përfitojnë kontinente si Afrika, Azia dhe Amerika e Veriut, por mbetet për t’u parë nëse ky zgjerim është në dëm të cilësisë.

Më herët ishin 8 grupe me nga 4 skuadra dhe kualifikoheshin 2 për secilin grup, ndërsa me strukturën e re janë 12 grupe me 4 skuadra. Dy të parat kualifikohen automatikisht, ndërsa shanse kanë edhe vendet e treta. 8 më të mirat e 12 grupeve që renditen të tretat do të kualifikohen gjithashtu, duke nxjerrë nga grupet 32 skuadra.

Për rrjedhojë në Botërorin e 2026 është shtuar një fazë. Bëhet fjalë për fazën e 1/16, ndërsa në vijim do të luhet si tradicionalisht, me fazën e 1/8, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen. Tani finalistet dhe ekipet që luajnë për vendin e tretë e të katërt nuk do të luajnë më 7, por 8 ndeshje.

Para Botërorit 2026 ishin në total 64 ndeshje, ndërsa duke nisur nga Amerika-Kanadaja dhe Meksika do të jenë 104 ndeshje. Kjo do të thotë se Botërori nuk do të zgjasë 1 muaj, por 40 ditë nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Faza e grupeve nis me 11 qershor dhe përfundon më 28. Që do të thotë se zgjat për 18 ditë, ndërsa faza me eliminim direkt, 1/16-at nis pa ndërprerje. Me datë 28 qershor do të jetë edhe ndeshja e parë e 1/16, ndërsa deri me datë 7 korrik do të luhet pa ndërprerje. Më datë 7 janë ndeshjet e fundit të raundit të 1/8-ve, ndërsa me 8 korrik do të jetë pushim. Nga data 9 deri më 12 korrik do të jetë ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa me 13 korrik është parashikuar pushim.

Më 14 dhe 15 korrik do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa më 17 është finalja e vogël e njohur ndryshe si sfida për vendin e 3 dhe të 4. Më datë 19 korrik do të jetë edhe finalja e madhe që është parashikuar të luhet në stadiumin Metlife.