Struktura e re, rriten pagat e
ushtarakëve, ja kush përfiton

Struktura e re, rriten pagat e<br />ushtarakëve, ja kush përfiton
TIRANE- Miratohet struktura e re e pagave për oficerët, nënoficerët, ushtarët aktiv dhe studentët që janë kandidatë për t’u bërë ushtarë. Vendimi i Këshilit të Ministrave përcakton se paga e një Gjenerali Lejtnant (Admiral), do të jetë 157 mijë lekë, që është dhe paga më e lartë për ushtarakët.

Ndërsa paga e një Gjenerali Major (Nënadmiral), do të jetë 147-150 mijë lekë, në varësi të viteve të shërbimit. Struktura e re e pagave për ushtarakët, do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar, me përjashtim të ushtarëve aktiv dhe studentëve. Sipas vendimit të qeverisë struktura e pagave nuk do t’i shtrijë efektet financiare nga data 1 gusht, por duke filluar nga 1 janar 2015-t.

Ata ushtarakë që kanë rritje, shtesë e muajve të kaluar, do ta përfitojnë pas 15 ditësh, kur merr dhe formë të prerë vendimi “Paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura përballohet nga fondet e miratuara për Ministrinë e Mbrojtjes dhe efektet financiare fillojnë nga data 1 janar 2015”, - thuhet në vendimin e qeverisë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)