Tiranë, 17 Korrik/ATSH-Z.Tosku/ - Ministria e Arsimit dhe Sportit përmes një urdhëri të posaçëm ka vendosor strukturën e vitit shkollor 2014-2015 për sistemin arsimor parauniversitar në rang vendi.
Sipas kësaj strukture, janë përcaktuar edhe datat e fillimit apo mbarimit të proçesit mësimor, por edhe të pushimeve gjatë vitit të ardhshëm.
Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës dhe ligjit nr. 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", ministrja Lindita Nikolla urdhëroi që struktura e vitit shkollor 2014-2015 të jetë si më poshtë: në arsimin bazë - Viti shkollor fillon në 15 shtator dhe mbaron në 5 qershor. Për maturat shtetërore fillon po në të njëjtën datë por përfundon në 22 maj.
Persa i perket pushimeve, periudha e parë fillon në 24 dhjetor 2014 dhe mbaron në 4 janar 2015. Periudha e dytë nga 26 marsi dhe  perfundon me 31 mars, ndërsa periudha e provimeve të lirimit do të jetë nga data 6 deri në 30 qershor. /a.ke/