SPANJË - Një student arkitekture në Madrid të Spanjës ka propozuar një projekt shumë të çuditshëm i cili duket si fanta-shkencë.
Manuel Dominguez ka projektuar një qytet ‘me këmbë’. Sipas tij qyteti do të jetë vazhdimisht në lëvizje në kërkim të resurseve dhe vendeve të punës për banorët e saj.
Ky qytet do të lëvizi më anë të një makinerie gjigande me zinxhirë, pak a shumë siç lëvizin tanqet sot.
E quajtur ‘Struktura Shumë e Madhe’, metropoli lëvizës do të kishte çdo gjë që kanë edhe metropolet e tjera të botës. Këtu përfshihen restorantet, universitetet, spitalet, libraritë etj.
Po kjo nuk është hera e parë që një ide e tillë propozohet. Në vitet ’60 ishte arkitekti britanik Ron Herron që propozoi idenë.
Në gazetën Archigram, z. Herron shkroi për ndërtimin e strukturave gjigande robotike të cilat mund të lëviznin lirisht nëpër botë. Ai propozoi disa qytete të tilla lëvizëse të cilat mund të lidheshin në njëra-tjetrën në rast nevoje dhe më pas të vazhdonin udhëtimin e tyre të pavarur.
Vizioni i tij, i cili pasqyrohet në ‘Strukturën Shumë të Madhe’, pasqyrohëet në gjenerimin e energjisë së pastër duke përdorur turbina ajri, panele diellorë dhe centrale të cilat prodhojnë energji në bazë të hidrogjenit.
Dominguez tha se në fakt ky qytet do të lejonte dhe pyllëzimin në vend që të shkatërrohej ambienti rrethues.
Megjithëse mund të duket i çuditshëm si koncept, duke pasur parasysh krizën që ka pushtuar botën dhe ngadalësimin e zhvillimit të qyteteve kryesore nëpër botë, projekti mund të bëhet realitet më shpejt nga sa mendojmë.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com