Strukturat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe qytetarë vullnetarë, ka vijuar pastrimi i bregdetin. Ata janë fokusuar për disa ditë në pastrimin e vijës bregdetare “Hekurudha - Mali i Robit”, në plazhin e Durrësit.

Edhe pse në javën e fundit të fushatës elektorale, partitë politike dhe simpatizantët e tyre ishin të përqendruar në thirrjet drejt kutive të votimit, pushuesit në plazhin e Durrësit nuk munguan.

Tashmë pritet dhe një mot i nxehtë që do të bëjë të mundur vërshimin e pushuesve drejt bregdetit. Pastrimi i shesheve të plazheve, nuk mbetet detyrim vetëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, por edhe i bashkive përkatëse dhe pronarëve që shfrytëzojnë këto hapësira.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)