Jo më larg se në dy javët e ardhshme ministri Bajram Rexhepi do të thirret për dëgjim në Komisionin parlamentar për punë të brendshme dhe për siguri, shkaku i aktivitetit të lirshëm të strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë në veriun e Kosovës. Ai do të përballet me kërkesën për të ndalë me forcë atë që e quajnë agresion i Serbisë, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Sipas gazetës, Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit parlamentar për punë të brendshme dhe për siguri, ka thënë se autoritetet shtetërore nuk mund të vazhdojnë të rrinë duarkryq karshi kësaj situate.
“Ne si komision do të thërrasim ministrin e Punëve të Brendshme në dëgjim publik dhe do të kërkojmë që me çdo kusht njësitet e tilla që veprojnë në territorin e Kosovës të largohen nga territori i Kosovës, duke përdorur të gjithë mekanizmat institucionalë”, ka thënë deputeti Isufi. “Brenda muajit do ta kemi një dëgjim publik me ministrin”.
*Marrë nga Koha Ditore
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com