Studentë nga Kosova në garën 
 e NASA-s, në 8 maj fituesi

Studentë nga Kosova në garën <br /> e NASA-s, në 8 maj fituesi
Për herë të parë, një ekip nga Kosova synon çmim në garën prestigjioze të NASA – Space Apps Challenge. Në mesin e 950 projekteve nga 133 shtete pjesëmarrëse në garën NASA Space Apps Challenge, ekipi NatEv nga Kosova ka hyrë në mesin e 15 projekteve me të votuara për çmimin “People’s Choice Award”.

Të dielën, më 3 maj, votat përcaktojnë pesë projektet finale, për të cilat mund të votohet deri më 8 maj, kur edhe shpallet fituesi. NatEv Explorer është një platformë e bazuar në ‘web’, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale.

NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siç janë: erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, çarjet e akullnajave, zjarret në pyje, aurorat etj.

Platforma i mundëson përdoruesve të kenë interaktivitet me një glob 3D, i cili i shfaq lokacionet e dukurive në kohë reale dhe disa informata mediatike për to. Përdoruesit e kanë mundësinë edhe ta eksplorojnë tokën duke përdorur imazhet satelitore të NASA-s.

Mbi 13 mijë garuesit kanë pasur mundësinë të zgjedhin njërën nga 25 fushat, të ndara në katër kategori: Gjithësi, Tokë, Robotikë dhe “Human”. 


Marrë nga RTK

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës