Studentët aksion para sindikatave, 
nënkryetari i BSPK provon t'i ndalojë

Studentët aksion para sindikatave, <br />nënkryetari i BSPK provon t'i ndalojë
Prishtinë - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që të mos protestojë më 1 Maj, pasi BSPK ka planifikuar ta organizojë një protestë në fund të majit apo në fillim të qershorit. Ndërsa u bëhet thirrje punëtorëve të pakënaqur, të papunëve dhe pensionistëve, që t`i bashkohen protestës. 

Për shkak që BSPK nuk organizoi protesta, Lëvizja Sudentore për Barazi - "Studim Kritikë Veprim" organizoi një aksion simbolik para zyrës së BSPK, nënkryetari i BSPK, Avni Ajdini provoi ta ndalojë aksionin.

Afër logos së BSPK,  përpara saj ishte thirrja "Shhhhhhhhsh" për heshtjen dhe pas akronimit BSPK  mbishkrimi "PO FLEJNË".

Deri sa ishin duke shkruar mbishkrimet në mur, doli nënkryetari i BSPK, Avni Ajdini i cili provoi ti ndalojë studentët të shkruajnë në murin e objektit të BSPK duke thënë se është shtëpia e tij. Më pas ai terhoqi vëmendjen e mediave prezente dhe tërë kohën provojnte ta ndalojë aksionin duke debatuar me studentët.

"Ju jeni të rinjë, nuk duhet protestuar. Kur ne kemi protestuar ju nuk keni qenë në jetë", thoshte vazhdimisht nënkryetari i BSPK-së, Avni Ajdini.
Studentë nga SKV kërkonin të dinin pse këtë vit nuk është protestuar. 

Më pas studentët vendosën para dyerve të BSPK një shtrat gjumi në shenjë të "fjetjes" nga ana e Bashkimit të Sindikatave të Kosovës.


SKV tha se këtë 1 Maj nuk demonstrohet vetëm për punë, për mbijetesën nga puna, por mbi të gjitha për punën me dinjitet, për punën si begatuese për të gjithë, për punën si krijim e pasurim i të përbashkëtës, për punën që në barazi hedh themelet e lirisë. 

Derisa qyteti i Prishtinës të boshatisura nga makinat dhe me njerëzit e paktë që ecin rrugëve. në parkun Gërmia dhe pjesë tjera të dedikuara pë pikniqe, ka mijëra njerëz që edhe këtë 1 Maj e festojnë, festë kjo tradicionalisht e përcjellur që nga rexhimi jugosllav.

Në shumë vende të botës shënohet sot 1 maji, dita e punëtorëve,me protesta që kujton angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Më saktësisht, kjo ditë i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).  Në Evropë 1 Maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris.

SKV lëshoi edhe një komunikatë rreth aksionit ku thuhet:
Shhhhh, BSPK po flen!Sot, kur e drejta e qytetarëve të Kosovës për punë shkelet, kur të drejtat e punëtorëve shkelen, kur rrogat janë minimale e çmimet shumë të larta, kur nga procesi neoliberal i privatizimit mbeten pa punë dhjetëra mijë punëtorë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pushon. Ata fillimisht u arsyetuan se nuk do protestojnë për shkak të gjendjes politike në vend. Por, vet gjendja e punëtorit me punë dhe të atij të papunë sot është politike.
 Çdo ditë e më shumë po thellohet gjendja e rëndë e punëtorit, pra çdo ditë e më shumë po shtohet nevoja për mobilizim të punëtorëve. BSPK-ja gjithashtu u arsyetua për pasivitetin e saj, duke thënë se punëtorët më 1 Maj shkojnë për të pushuar. Ky pasivitet mundësohet nga BSPK-ja, e cila e ka përgjegjësinë e organizimit të klasës punëtore dhe nuk po e realizon atë. Punëtorët duhet të organizohen dhe këtë përgjegjësi e ka BSPK.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, duke mos bërë asgjë, po i kryen punë pushtetit neoliberal të pas luftës, dhe asnjëherë punëtorit, për çka edhe ekziston. Në vendin me papunësinë më të madhe në rajon, ajo ka potencial të madh në dorë. Ajo këtë potencial nuk e përdorë në mobilizimin e punëtorëve e të të papunëve, gjë që do ta përmbyste këtë gjendje të papërballueshme.
BSPK po luan rol tejet negativ, ajo po amortizon dhe po i demobilizon punëtorët e të papunët.
Duke ndihmuar në ruajtjen e paqes sociale, ajo po i shërben këtij pushteti.BSPK thotë se do të ketë protestë në qershor, duke e parë protestën si një ritual që duhet të kryhet dhe jo si metodë dinamike që qon përpara. Kjo nuk është protestë, por vetëm një shfaqje me të cilën BSPK-ja tenton ta arsyetojë ekzistencën e saj.
Ne, aktivistët e Lëvizjes Studentore për Barazi – STUDIM KRITIKË VEPRIM, po bëjmë këtë protestë simbolike për t’i bërë thirrje BSPK-së, që t’i mbrojë të drejtat e punëtorit, e jo nevojat e pushtetit dhe korporatave të huaja. Në këtë vend ku asgjë nuk prodhohet, por gjithçka tregtohet, ne punëtorët e së nesërmes, nuk do të jemi në linjat e prodhimit, por do të jemi krah pune në shërbim të korporatave. Ne, si studentë të Universitetit Publik e të Kolegjeve Private, angazhohemi për realizimin e të drejtës universale për punë, për punëtorët e të sotmes dhe të së nesërmes.
Dhe për fund, ne kemi një kërkesë për të gjithë qytetarët që kalojnë afër objektit të BSPK-së: Shhhhhhhhh, BSPK po flen!
Ps. Ata që po flejnë u zgjuan këtë herë për ta penguar aksionin tonë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga