Studentët e Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, në degën “Ekspertë të Procesit të Informimit” kërkojnë njohjen e diplomës së tyre nga tregu i punës, por jo vetëm. Edhe pse janë pjesë e Fakultetit të Edukimit, dhe mbarojnë të njëjtat programe si mësuesit, këta studentë nuk kanë të drejtë as të japin provimin e shtetit, dhe as të japin mësim.
Kanë ditë që kanë kërkuar një zgjidhje nga autoritetet e arsimit, ndërsa këtë të hënë kanë vendosur të mos largohen nga ambientet e ministrisë deri sa të gjejnë një zgjidhje. Ata u kërkojnë autoriteteve të arsimit ta fusin degën e tyre në listën e profesioneve të rregulluara e nga ana tjetër të përcaktojë qartë edhe tregun e punës për këtë profil. “E para që kërkojmë është që dega jonë të hyjë në ligjin për profesionet e rregulluara, ku ne të kemi të drejtën të japim provimin e shtetit, ashtu sikurse veprohet edhe me dy degët e tjera të fakultetit tonë. E dyta, nëpërmjet një masteri të mësuesisë ne kemi të drejtë të japim mësim, pasi jemi degë e Fakultetit të Edukimit, por kjo është e padrejtë” pohojnë studentët.
Këta të fundit gjatë protestës së djeshme nuk kanë arritur të marrin një përgjigje,pasi ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nuk gjendet në Tiranë, ashtu si bën me dije zyra e shtypit, ajo ndodhet në Londër në një takim mes zyrtarësh të lartë. Në mungesë të saj, sekretari përgjithshëm i ministrisë u ka kërkuar studentëve një ditë kohë, për të sqaruar këtë çështje e për t’ju dhënë një zgjidhje. Dega për ekspertë të procesit të informimit është hapur në vitin 2007 në universitetin e Durrësit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com