TIRANË - Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë organizuar sot një forum të hapur me qëllim referendumi për shkrirjen e universitetit të tyre dhe rikthimin brenda Universitetit të Tiranës.

Shkak kryesor për këtë është mosnjehësimi i diplomave të tyre jashtë vendit, mungesë e ambjenteve të zhvillimit të leksioneve, mangësi në kurrikula apo mosfunksionim i këshillit studentor. Sipas një përfaqësie studentësh, krijimi i Universitetit të Mjekësisë ishte një vendim i mangët dhe për arsye politike

Gjatë këtij forumi studentët ngritën disa nga shqetësimet e tyre për funksionimin e universitetit të tyre, si mospajisja me diploma apo emërime pa zgjedhje në strukturat drejtuese. Duke pasur parasysh se Universiteti i Tiranës është tashmë i konsoliduar dhe me një historik 60-vjeçar, ata e shohin më me vlerë përkatësinë e tyre brenda këtij universiteti.

Universiteti i Mjekësisë është formuar në 23 janar të këtij viti me vendim të Këshillit të Ministrave. Në përbërje të tij janë pesë fakultete: Mjekësi e Përgjithshme, Shëndet Publik, Stomatologji, Farmaci dhe Infermieri. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)