Studentët e universiteteve private që do të transferohen në institucionet publike, duhet të kenë të njëjtat programe dhe sasinë e nevojshme të krediteve për të vazhduar në vitin pasardhës, aty ku kanë lënë studimet, në të kundërt ata rrezikojnë të kthehen vite mbrapa.

Kjo ka qenë deklarata e Rektorit të Universitetit Politeknik, Jorgaq Kaçani i cili thotë se, studentët do tu nënshtrohen edhe provimeve nëse nuk kanë numrin e nevojshëm të krediteve. "Nëse atje është në vit të tretë ose vit të dytë nuk do të thotë që kur bëhet transferimi ai do të vijë këtu në vit të tretë ose në vit të dytë. Nëse atje është në vit të dytë dhe nga ekuivalentimi i rezulton se numri i krediteve është më i madh se sa 30 kredite, atëherë do të regjistrohet në vit të dytë.

Pra çdo sutident në bazë të krediteve që ka", thotë Kaçani. Një kriter tjetër për studentët që do të vinë nga universitetet private drejt publikut,  është se këta të rinj do të kenë tarifa më të larta shkollimi, se studentët që aktualisht janë pjesë e institucioneve publike.

Redaksia Online