SHKODER- Studentët e Shkodrës përmes një letre publike i kërkojnë shkrimtarit dhe politikanit të njohur Dritëro Agolli të ndikojë në skenën politike shqiptare në vend në mënyrë që siç shprehen ata procesi i zgjedhjes së Presidentit, mos shndërrohet në një teatër absurd apo komedi dhe farsë të radhës. Studentët e qytetit verior i kërkojnë Agollit që të ndërhyjë veçanërisht tek e majta për të ushtruar ndikimin e tij në përmirësimin e procesit.
“Ne studentët shqiptarë evropian ju drejtohemi Juve, shkrimtarit dhe intelektualit, qytetarit dhe një ndër figurave më të shquara, përfaqësuese të së majtës shqiptare, duke ju kërkuar, atë çka logjika Juaj e mprehtë mund ta marrë me mend: ndërhyrjen Tuaj në këtë proces, tashmë të ngatërruar lëmsh e li dhe arnuar si mos më keq.Si studentë, të rinj apo edhe si brezi i të ardhmes së këtij vendi, kërkojmë nga Ju që të mblidhni të gjitha forcat Tuaja intelektuale, qytetare dhe humane, e më pas të ndërhyni që çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë të mos kthehet në teatër absurdi apo komedi e farsë të radhës. Atdhetarisht gjykojmë se opozita dhe mazhoranca duhet të ulen përsëri, me plot përgjegjësi, të bisedojnë së bashku për zgjedhjen e një presidenti me vlera kombëtare, intelektuale dhe morale, i cili përfaqëson unitetin e popullit shqiptar dhe mbështetjen e gjerë politike”, thuhet në letrën e studentëve.
Studentët deklarojnë se, nëse dështon edhe raundi i tretë për Presidentin, atëherë procesi mund të cilësohet i turpshëm, i shëmtuar, i fëlliqur, i mbrapshtë dhe mbi të gjitha siç shprehen ata, kundër interesave kombëtare. Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” shprehen më tej se ndërhryja e shkrimtarit Agolli duhet të jetë e shpejtë që të mund të cojë drejt përnirësimit sa më të shpejtë, procesin e zgjedhjes së Presidentit.
“Shqiptarëve u duhet një president më kostum të pastër moral dhe përfaqësues të unitetit dhe vlerave kombëtare”, mbyllin letrën e tyre studentët drejtuar shkrimtarit dhe politikanit të majtë Dritëro Agollit. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com