Studentët ankohen për notat e ulëta, shkarkohet nga puna profesori i kimisë organike në New York

Studentët ankohen për notat e ulëta, shkarkohet nga puna profesori i kimisë organike në New York

Universiteti i New York

Një profesor në Universitetin e New York është shkarkuar nga puna pasi nxënësit përgatitën një peticion duke thënë se klasa e tij ishte shumë e vështirë.

Maitland Jones Jr, një profesor i kimisë organike u pushuar nga puna pasi më shumë se 80 studentë nga klasa e tij me 350 studentë nënshkruan një peticion duke u ankuar për notat dhe mësimdhënien gjatë pandemisë së Covid.

"Ne jemi shumë të shqetësuar për rezultatet tona dhe zbulojmë se ato nuk janë një pasqyrim i saktë i kohës dhe përpjekjes së dhënë në këtë klasë," thuhej në peticionin që u nënshkrua gjatë muajve të pranverës, ndërsa profesori u pushua nga puna në gusht.

Jones, 84 vjeç, tha për ‘New York Times’ se filloi të shihte humbje të fokusit midis studentëve rreth një dekadë më parë, por problemi u përkeqësua nga pandemia e koronavirusit në vitin 2020. 

"Ata nuk po vinin në klasë, kjo është e sigurt, sepse unë mund t’i numëroja. Ata as nuk shihnin videot dhe nuk ishin në gjendje t’u përgjigjeshin pyetjeve," tha Jones.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian