Studentët e Gjeologjikut: Nuk e 
japim godinën për Gjykatën e Lartë

TIRANE – Pedagogë dhe studentë të fakultetit të Gjeologji-Minierave kanë protestuar sot, pasi një ditë më parë qeveria ka marr vendimin që godina e mësimit të kaloj në funksion të Gjykatës së Lartë.
 
Studentët kanë protestuar pasi vendimi nuk sqaron se ku do të zhvendosen për të zhvilluar mësimin, nga ana tjetër ky vendim sipas tyre do të prish historinë 60-vjeçare të fakultetit.
 
 
Studentet e Fakultetit te Gjeologji- Minierave kanë protestuar këtë të enjte që në orët e para të mëngjesit për një vendim të qeverisë, sipas së cilës objekti pranë kodrave të liqenit ku ata studiojnë do të përdoret në funksion të Gjykatë së Lartë.
 
Protesta është zhvendosur para ambienteve të korpusit ku ka pasur edhe agravime të lehta të situatës.
 
Nëpërmjet protestës studentët i kërkojnë ministrisë së Arsimit të dinë se ku do të transferohen për të studiuar këtë vit akademik, pasi vendimi i qeverisë nuk jep asnjë sqarim.
 
Pedagogë dhe studentë janë bërë bashkë kundër këtij vendimi, që sipas tyre shkatërron historinë 60-vjecare të fakultetit.
 
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të marrë një ditë më parë thuhet se, objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave” kalon në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë, sipas genplanit.
 
Studentët e Gjeologji Minierave deklarojnë se do të vijojnë protestën e tyre edhe në ditët në vijim deri sa vendimi të anulohet.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune