Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri: Mentoi Kikia në ‘Repolitix’: Masa emergjente! Të hartohet edhe për agronomët e profesionet e tjera

Gazetari Mentor Kikia foli në Report Tv për projektligjin e qeverisë për detyrimin e studentëve të mjekësisë që të punojnë 5 vite në vendin tonë. Kikia thotë se e mbështet këtë zgjidhje pasi jemi në kushtet ku vendi mund të mbesë pa mjekë, por sipas tij janë një sërë problemesh të tjera pasi politika shqiptare ka dështuar për të motivuar të rinjtë që të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Kikia ngre alarmin edhe për profesione të tjera, si agronomët, ku thotë se qeveria duhet të marrë masa pasi mund të ngelim edhe pa agronomë. Ai thotë se ka vetëm 260 agronomë në vend.

“Këtu s’kemi të bëjmë me një përpjekje të qeverisë për të zgjidhur një problem, as me një cenim të thjeshtë të lirisë dhe të drejtave. Problem është më madhor se kaq, kjo është pasoja e një problemi më të madh. Përpjekja për të zgjidhur këtë problem është dëshmia se si ka dështuar e gjithë politika shqiptare gjatë këtyre tre dekadave për të motivuar shqiptarët për të jetuar dhe punuar në vend. Largimi I mjekëve nuk është një fenomen i shkëputur nga të tjerat, po ta them jam dakord dhe e mbështes si zgjidhje, por ka një tufë problemesh të tjera para se të mbërrihet këtu. Jemi në kushtet ku shoqëria rrezikon të mbetet pa mjekë ku gjermania po lehtëson çdo vit procedurat e tërheqjes së specialistëve. Mjekët shqiptarë përfitojnë nga këto lehtësira. Ne kemi të drejtë të marrim masat për tu mbrojtur. Fatkeqësisht nuk kemi politika tjera, mekanizma përveç se të mbyllim derën e shtëpisë që ata se duan të ikin të mos ikin, nuk i bëjmë dot të jenë të interesuar të punojnë në shtëpinë e tyre, kemi gjetur këtë metodë, është drastike, e palogjikshme, por në kushtet e kësaj emergjence është e pranueshme. Duhet në të njëjtën mënyrë duhet të ngremë një ligj tjetër për agronom, ka vetëm 260 agronom, ku më shumë se 200 janë në prag pensioni, nesër do bëjmë të njëjtën gjë për inxhinierët. Jemi në kushtet ku duhet të gjejmë një zgjidhje për një problem që mavijosur për vite e vite me radhë”, tha Kikia.


Lajmi kryesor:

Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri, zv.ministrja: Frenojmë largimet! Kikia: Emergjente! Studenti: Shkel të drejtat


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë