Studentët e mjekësisë letër rektorit të Universitetit: Asnjë kontratë pa vendosur Kushtetuesja, pedagogët të ndalin presionin

Studentët e mjekësisë letër rektorit të Universitetit: Asnjë kontratë pa vendosur Kushtetuesja, pedagogët të ndalin presionin

Studentët e Mjekësisë

Studentët e ‘Mjekësisë’ i kërkuan rektorit Arben Gjata t'i mbështesë dhe me Universitetin të jenë krah tyre në protestën kundër ligjit për punë me detyrim 2-5 vite pas diplomimit.

Studentët kërkojnë deklarimin publik se Universiteti nuk do t’u  paraqesë asnjë kontratë deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës për rrëzimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

Një tjetër kërkesë e studentëve është marrja e masave për të mos lejuar pedagogët të ushtrojnë presion ndaj tyre për ndaljen e bojkotit.

Nisur nga situata emergjente studentët i lanë afat një javë kohë rektorit Arben Gjata për kthimin e një përgjigje. Kujtojmë që rreth 2 mijë studentë të Mjekësisë po bojkotojnë vitin akademik prej 3 javësh.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë dorëzuan dje në Gjykatën Kushtetuese padinë për rrëzimin e ligjit të ri që i ndalon të largohen nga Shqipëria pas studimeve, duke i detyruar të punojnë deri në 5 vite në vendin tonë. Gjithashtu ata nuk pranojnë tarifën e studimit 240 mijë lekë.

‘Tiranë, më 23.10.2023

Lënda: Kërkesë për reagim

Drejtuar: Rektorit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Prof. Arben Gjata

I nderuar Z. Rektor,

Siç jeni në dijeni, ne studentët e degës Mjekësi e Përgjithshme jemi prej tri javësh në bojkot të procesit mësimor të vitit akademik 2023-2024. Lëvizja jonë ka përfshirë protesta, bojkotin dhe tashmë nisjen e ndjekjes ligjore në Gjykatën Kushtetuese me qëllim shfuqizimin e ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e studimit të ciklit të dytë ‘Mjekësi e Përgjithshme’  në institucionet publike të arsmit të lartë”.

Në këtë situatë ne kërkojmë mbështetjen tuaj si titullar i UMT si më poshtë vijon:

1.            Deklarimin tuaj publik se Universiteti nuk do të na paraqesë asnjë kontratë në zbatim të ligjit nr 60/2023 deri në përfundim të shqyrtimit të padisë sonë nga GjK.

2.            Deklarimin tuaj publik se Universiteti dhe Ju personalisht jeni në krah të studentëve dhe na mbështesni në lëvizjen tonë.

3.            Marrjen e masave për të mos lejuar pedagogët të ushtrojnë presion të çdo forme ndaj studentëve me qëllim detyrimin për ndalimin e bojkotit.

Nisur nga situata jonë emergjente, keni kohë të na ktheni përgjigje mbi kërkesat e mësipërme deri të premten, më datë 27 tetor 2023.

Në rast të një mosreagimi nga ana Juaj do të jemi të detyruar të intensifikojmë lëvizjen tonë me marrjen e masave përshkallëzuese.

Me respekt,

Përfaqësuesit e studentëve:’- thuhet në njoftim.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 20/10/2023 14:13

    PAGUANI SI DUHET DHE IKNI KU TE DONI...NUK KA ME QOFTE KE DAJA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar