Studentët e mjekësisë kanë mbyllur pak më parë grevën e urisë treditore pasi ata nuk morën asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit. Të mbështetur nga Partia Demokratike dhe deputetët e saj studentët kanë vendosur ti drejtohen gjykatës kushtetuese.
Ata kanë mbledhur firmat e studentëve protestues si dhe 28 firma nga deputetë demokrat. Studentët që protestuan ishin studentë që fituan të drejtën e arsimimit në Universitetin Shtetëror të Mjekësisë pas mbylljes së universiteteve private në vend. me një vendim të Këshillit të Ministrave ishte vendosur që studentët e privatit të cilët kalojnë në shtet të paguajnë një tarifë më të lartë se ata që aktualisht kishin fituar me maturë shtetërore të drejtën e studimit në institucionin shtetëror.
Greva e studentëve nisi ditën e martë ku fillimisht u futën 15 studentë dhe më pas iu bashkuan të tjerë dhe numri i grevistëve deri në mbyllje arriti në 29 studentë grevistë.
Ata i kishin nisur grevat që më parë në ambientet e Universitetit të mjekësisë ku protestuan për dy ditë dhe më pas policia i largoi që aty pasi nuk kishin marrë leje për të zhvilluar protestë.
Gjatë gjithë kësaj kohe studentët janë mbështetur nga Partia Demokratike dhe eksponentë të saj, ndërkohë që Ministria e Arsimit ka qëndruar në të njëjtën linjë duke thënë se nuk do të ketë asnjë vendim për ndryshimin e tarifave të studimit për studentët të cilët kanë kaluar nga universitetet private në ato shtetërore.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com