Tiranë-Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë dalë në protestë për shkak se u kanë hequr sezonin e provimeve para diplomimit, kjo u rrezikon diplomonin. Sipas studentëve heqja e sezonit e shtyn diplomimin dhe dy vjet të tjera.

“Jemi të detyruar të paguajmë tarifat e universitetit edhe për dy vjet kjo na dëmton kërkojmë rikthimin e sezonit të provimeve para diplomimit, i bëjmë apel ministres Nikolla të marri parasysh kërkesën tonë,” tha një student që protestonte.

Studentët kanë bllokuar hyrje kryesore të universitetit  që prej orëve të para të mëngjesit, sipas heqja e sezonit të mesitit i ka dëmtuar jo vetëm xhepat e tyre por zgjat edhe afatin e diplomimit.