Të gjithë studentët e shkollave , të cilave iu është hequr liçenca me vendim të Këshillit të Ministrave, janë të detyruar qe sipas këtij vendimi,  të regjistrohen vetë në tregun universitar dhe opsioneve që ka.

Burime nga Ministria bënë me dije për ATSH-në se në momentin që do të ketë probleme, MAS do të ndërhyjë me komisionin e posaçëm të ngritur me vendim te  Këshillit te Ministrave, për zgjidhjen e problemit.
Studentët ju jepet mundësia të zgjedhin vetë universitetin që dëshirojne te vazhdojnë dhe nëse nuk gjëndet një zgjdhje atëhere do të ndërhyjë MAS në proçesin e riakomodimit.

Ndërkohë përparësi do t'iu jepet studentëve që kërkojë të akomodohen në qytetet ku kanë gjëndjen civile në degën përkatëse.

"Studentët do të tentojnë të akomodohen vetë, në rast problemi do të ndërhyjnë instancat e MAS, më pas do të ridrejtohen studentët në degët e ngjashme në universitete përkatëse", bëjnë me dije burime nga Ministria.ATSH