Studentët e Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini" (UMIB) do të kenë edhe një mundësi për studime në vendet e rajonit dhe të Evropës Perëndimore.
Sipas KosovaPress, kjo do të mundësohet në kuadër të projektit "Smart and Green Technologies for Inovative and Sustainable Societies in Western Balkans", që do të realizohet së shpejti.
Në kuadër të aktiviteteve për realizimin e këtij projekti, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Mitrovicës, Rifat Morina, po merr pjesë në takimin e parë të partnerëve të këtij projekti, që po mbahet në Spanjë, ku do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet 20 universiteteve për 3 vitet e ardhshme.
Prorektori Morina tha se "ky projekt do t'u mundësojë studentëve të UMIB-it, që të studiojnë në të gjitha nivelet në universitetet e Bashkimit Evropian për një ose dy semestra".
"Ky projekt gjithashtu do të ndihmojë edhe për promovimin e Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini" në rajon, meqë grupe studentësh do të mund të vijnë edhe në Mitrovicë", ka theksuar Morina.
Koordinator i këtij projekti është Universiteti i Vigos nga Spanja, ndërsa partnerë të projektit nga Ballkani janë Universiteti i Mitrovicës, Universiteti i Gjilanit, mandej universitete të ndryshme nga Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa partnerë nga Bashkimi Evropian
ATSH
/Shqiptarja.com