Studentët festonin fillimin e sezonit të pushimeve, 850 infektohen me COVID-19 dhe mbi 3000 në karantinë

Studentët festonin fillimin e sezonit të pushimeve, 850 infektohen me COVID-19 dhe mbi 3000 në karantinë

Po festonin fillimin e sezonit të pushimve, por kjo ka çuar në infektimin e të paktën 850 studentëve me COVID-19 në Majorka ndërsa tre mijë të tjerë janë detyruar të futen në karantinë. Ndërkohë që në ishullin spanjoll gjenden edhe 268 studentë të tjerë dhe të cilët mund të kenë pasur kontakte të drejtpërdrejta ose indirekte me bashkëmoshatarët e tyre të cilët janë kthyer në shtëpi dhe kanë rezultuar pozitivë. 

Pas kësaj vatre të madhe infeksionesh, policia spanjolle ka hapur hetimet për mosrespektimin e masave anti-Covid-19 kundër organizatorëve të një koncerti muzikor Reggaeton të mbajtur në Palma de Mallorca, Plaza de Toros. Në Spanjë është tradicionale që studentët të festojnë fundin e shkollës në Majorka.

Në Spanjë, mbajtja e maskës në ambjente të hapura ​​nuk është më e detyrueshme por vetëm nëse është e mundur të ruash distancën shoqërore, si në Itali. 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës