Studentët kundër mësimit online: Është përjashtues! Kërkojmë anulimin e tarifave

Një grup studentësh, pjestar të Lëvizjes për Universitetin, u mblodhën këtë të enjte para ministrisë së Arsimit, për të shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me mësimin online dhe tarifat e universitetit.

Ronald Qema, një prej studentëve u shpreh per Report Tv se mësimi online është përjashtues.

“Si fillim kemi ardhur këtu të shtrojmë problematikën që mësimi online është përjashtues dhe ta bëjmë të qartë këtë përpara ministrisë, se shumë studentë janë pezulluar për shkak të mundësive ekonomike duke mos marrë pjesë në procesin mësimor dhe kjo është pezulluar ndonjëherë me mungesa nga pedagogë të ndryshëm. Pikërisht kjo ka qenë një ndër kërkesat tona që këto mungesa që merren të mos jenë të vlefshme pasi është penalizuese. Kërkesë tjetër është anulimi i tarifave për vitin akademik sepse nuk ka sens që ne të paguajmë për mësime online që gjysma e studentëve pothuajse nuk arrijnë që ti përvetësojnë dhe nuk kanë mundësi që ti ndjekin. Edhe kur kemi qenë në auditore tarifat kane qenë shumë të larta dhe të papërballueshme për studentët. Sidomos në këtë situatë ku jemi në një kriz edhe ekonomike pas kësaj që ndodhi, duhet të kuptojnë që familjet shqiptare nuk është se i kanë ato mundësi ekonomike që të pagujnë tarifa në këtë situate”-u shpreh një prej studentëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen