7 marsi në pandemi, këtë vit do të festohet online! Mësuesja Mirela Reqica për Report Tv: Kujtojmë momentet më të bukura, profesioni ynë është mision

15 vitet e fundit për mësuesen Mirela Reqica janë të mbushura plot me kujtime të nxënësve të cilëve u ka dhënë mësim, por më të bukurat janë ato të festës së 7 marsit.

Këtë vit që pandemia ka ndryshuar gjithçka, ajo ndan disa prej momenteve më të bukura që ka përjetuar.

“Kujtimet më të bukura janë 7 marsi kur na sjellin buqetat me lule, janë shumë vlerësuese dhe kur të shkruajnë ato dedikimet me fjalët e tyre shumë prekëse ose me dedikime të ndryshme, këto janë më prekëse. Edhe kur i shikon në rrugë që ata janë bërë dikushi në jetë, të ndalojnë dhe të përshëndesin patjetër që është një vlerësim, është emocionues, mbresëlënës”-u shpreh mësuesja.

Festa dhe organizime nuk do të ketë por kjo ditë e veçantë dedikuar arsimtarëve nuk do të mbetet pa kujtuar dhe njëjtë si mësimi edhe festimet do bëhen online.

 “Sivjet patjetër që që ministria e Arsimit ka bërë dhe aktivitete ku kanë bërë ekspozita të ndryshme ku çdo nxënës mund të shfaqë pikturat e tyre në mirënjohje të mësuesve. Patjetër që aktivitete të tjera mund të jenë edhe në zoom, por mendoj që nxënësit prap lënë surpriza. Ata janë të risive, janë të motivuar, ata janë vizioni i shpresës”-tha mësuese Mirela.

Mësuese Mirela thotë se dhe me kolegët, gjatë ditëve të fundit kanë kujtuar me nostalgji festat që kanë organizuar ndër vite.

“Ne çdo vit jemi mbledhur me kolegët, , me personelin jemi mbledhur për të festuar 7 marsin. Patjetër që e kemi këtë nostalgji sivjet sepse të mbledh, të kujton, fillon dhe kërcen, harron dhe atë lodhjen që kemi ne çdo ditë me adoleshentët. Patjetër që i kemi ato telefonatat si do e festojmë 7 marsin, këtë radhë na bie edhe ditë e diel, po është edhe 8 marsi, patjetër që i kemi edhe këto diskutime mes nesh. Është e vështirë por besoj se do të bëjmë ndonjë zoom meeting dhe bashkë me kolegët ta festojmë edhe ne duke kujtuar”-tregoi më tej mësuesja.

Puna e mësuesit është mision, thotë Mirela Reqica ndaj ka dhe një urim për të gjithë kolegët e saj për 7 mars.

“Kam një urim shumë special për kolegët e mi, unë i uroj gëzuar 7 marsin, kam privilegj që punojë me ju edhe jeni me të vërtet mësuesit më të mirë të “Asim Vokshit” dhe patjetër që jeni misionar dhe sfidoni veten në këtë kohë kaq të vështirë pandemie”-uroi mësuesja Mirela Reqica.

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu