Ngujimi/ Tek juridiku ndërhyn Policia Private dhe heq bangat, disa studentë qëndrojnë gjatë natës edhe tek Ekonomiku

TIRANË- Studentët duket se kanë hequr dorë nga protestat në sheshe. Kur pritej që ata t'i riktheheshin mësimit, pasi një gjë të tillë e njoftuan edhe universitetet, të ndarë në grupe të vogla ditën e sotme studentët janë mbledhur brenda fakulteteve ku kanë nxjerrë karriget dhe tavolinat në korridore, duke shkaktuar kaos si dhe kanë bllokuar dyert pavarësisht nga paralajmërimi i policisë një ditë më parë se do mbanin përgjegjësi ligjore për cenimin e procesit mësimor (Lexo këtu). Një pjesë e studentëve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Juridikut kanë vendosur që të ngujohen brenda shkollës deri në plotësimin e plotë të kërkesave. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në ambientet e fakultetit Juridik ka ndërhyrë Policia Private që ka  larguar bangat dhe karriget nga korridoret, ndërkohë që grupi i studentëve vazhdon të qëndrojë brenda klasave, ndërsa policia është larguar. Pasi u bllokuan dyert me karrige dhe tavolina, studentët e tjerë hyjnë dhe dalin në fakultetet përmes dritareve. Kjo është situata te Fakulteti i Drejtësisë dhe EkonomikuAta shprehen se nuk janë kundër as pedagogëve dhe as rektoratit. Protagonistët e protestës shprehen jashtë kamerave se do tentojnë të qëndrojnë sa më gjatë brenda fakulteteve, për të pamundësuar në çdo moment zhvillimin normal të procesit mësimor. Ndërkohë që pranë fakulteteve bien në sy edhe forcat e policisë. Një grup studentësh, kryesisht përfaqësues të forumeve partiake, vijojnë të protestojnë, ndonëse qeveria ka miratuar 12 vendime si pjesë të Paketës për Universitetin që i jep përgjigje dhe zgjidhje pjesës më të madhe të tetë kërkesave të tyre. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:15
Protesta/ Një grup studentësh ngujohen te Juridiku dhe Ekonomiku, largojnë deputetin e PD: Ik, hipokrit! (VIDEO+FOTO)

Disa studentë vijojnë protestën te Fakulteti i Ekonomik dhe ai i Drejtësisë, duke zgjedhur si formë ngujimin në auditore që prej mëngjesit të djeshëm. Ka qenë ora 01:00 e mëngjesit të kësaj të premte kur janë shënuar tensione te Fakulteti i Drejtësisë, pasi rojet private që ruajnë ambientet e Fakultetit kanë ndërhyrë duke hequr bankat e vendosura nga grupi i studentëve gjatë ditës për të bllokuar korridoret me synim për të mos lejuar studentët e tjerë që të hynin në auditore për të bërë mësim (Lexo këtu). 

Ndërhyrja e rojeve ka sjellë tensionimin e situatës dhe përplasjen e efektivëve privatë me studentët. Këta të fundit kundërshtuan veprimin e tyre dhe vendosën të qëndrojnë gjithë natën në auditore. Ata u shprehën se kanë zgjedhur bojkotin dhe ngujimin në fakultete si formë proteste për realizimin e kërkesave të tyre pasi hoqën dorë nga protestat përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit. Sipas studentëve "Pakti për Universitetin" i miratuar nga qeveria në fund të dhjetorit 2018 nuk realizon kushtet e tyre.

Mëngjesin e sotëm te Fakulteti Ekonomik mbërriti edhe deputeti i PD, Luçiano Boçi për të mbështetur protestën, por ai hasi në kundërshtimin e studentëve. Palët debatuan për disa minuta, studentët larguan deputetin demokrat (Lexo këtu).  

Ora 19:33
Një grup studentësh të Ekonomikut nisin ngujimin, brenda shkollës edhe gjatë natës

Një grup studentësh të Ekonomikut kanë nisur zyrtarisht ngujimin brenda dyerve të shkollës gjatë natës. Ata shprehen se nuk janë kundër pedagogëve dhe as rektoratit. por duan plotësimin e kërkesave. Sipas tyre plotësimi i tyre nuk është bërë i plotë nga kryeministri Rama.

Studentët e Ekonomikut 
Ora 14:56
Kaos te Ekonomiku dhe Juridiku, studentët e Fakultetit Filologjik zhvilluan mësim normalisht

Për të dytën ditë me radhë disa fakultete të Universitetit të Tiranës janë përfshirë nga kaosi i shkaktuar prej një grupi studentësh protestues. Edhe sot ata kanë nxjerrë bangat dhe tavolinat në korridore si dhe kanë bllokuar dyert. E tillë ka qenë situata te Ekonomiku dhe Juridiku. Grupi i studentëve rebelë ka penguar edhe studentët e tjerë të cilët iu drejtuan auditoreve për të zhvilluar mësim. Ndryshe nga kaosi te Ekonomiku dhe Juridiku, studentët e Fakultetit Filologjik kanë vijuar mësimin normalisht.

Ora 13:32
Bllokuan dyert e Fakultetit, studentët e Drejtësisë katër kërkesa dekanit

Nga ambientet e brendshme të Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik ku kanë bllokuar me karrige dhe tavolina dyert, studentët kanë dalë me një deklaratë. Ata i drejtohen dekanit të Fakultetit të Drejtësisë dhe Universitetit të Tiranës me katër kërkesa. 

Deklarata e studentëve:

Tiranë, më 10/01/2019

DREJTUAR: Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Studentet e Fakultetit të Drejtësisë gjatë diskutimeve të zhvilluara ditën e sotme vendosën përpilimin e kërkesave të mëposhtme:

1-Bojkot zyrtar mësimor deri në plotësimin e 8 kërkesave

2-Mospagimi i tarifave të shkollimit deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat tona

3-Shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor për shkak të situatës së krijuar për studentët e FDUT

4-Studentët duan edhe njëherë të qartësojnë se janë në këtë protestë së bashku me pedagogët dhe ne kërkojmë që sa më pare të rikthehet në vend dinjiteti i pedagogëve.

Ora 12:25
Tensione te Juridiku, studentët nuk lejojnë rojet të hapin dyert e bllokuara (VIDEO)

Mengjesin e sotëm disa studentë kanë vazhduar protestën brenda fakultetit Juridik. Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme, ndersa shprehen të vendosur të qëndrojnë deri të dielën brenda fakultetit, deri në plotësimin e 9 kërkesave të tyre.

Ora 11:59
Ju bllokojnë hyrjen për në Fakultet, studentët futen nga dritarja (FOTO)
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Tani: 10/01/2019 15:44

      Ku eshte ligji.

      Përgjigju
    • Arbër: 10/01/2019 11:52

      Këta janë shkatrrimtar të paguar, ligista partiak që duhet larguar nga universitetet!!!

      Përgjigju
      • Maks: 11/01/2019 07:30

        Nuk ikin nga protesta disa nga studentet militant te lsi dhe pd sepse kan marr pare nga partit e tyre dhe premtimin per te marr diplomat dhe hyrjen ne pun pas fitores se mundeshme ne zgjedhjet e ardheshme

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

    Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë