Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thyer heshtjen lidhur me protestat e fundit të studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
Gjatë një prononcimi për mediat, Mickoski tha se po punojmë për zgjidhjen, po zgjidhja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.
“Kërkesat janë një gjë, ndërsa Kushtetuta dhe standadet ndërkombëtare janë tjetër gjë dhe ashtu duhet të sillemi”, tha Mickoski.
Ai tha se është fakt se Ligji për Gjuhët sfidohet nga Gjykata Kushtetuese dhe pikërisht në drejtësi dhe gjykatë.
“Është fakt se kemi mendim ngativë nga Komisioni i Venecias për dygjuhësinë në drejtësi, për shkak se nuk kemi burime të mjaftueshme për ta zbatuar atë dhe se nuk garantohet ushtrimi i së drejtës”, tha Mickoski.
Ai tha se studentët të cilët kanë studiuar në gjuhën amtare kanë të drejtë të kërkojnë që provimin e jurisprudencës të japin në gjuhën e tyre amtare.
Por, Mickocki deklaroi sot gjithashtu se përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare me pjesmarrjen e tyre në protestën e djeshme në Shkup të studentëve të juridikut për çështjen e provimit të jurisprudencës, po tentojnë që të destabilizojnë vendin.
“Ne i kemi informuar aleatët tanë në NATO si dhe brenda Bashkimit Evropian për përpjekjen e opozitës për të krijuar destabilizim në një mënyrë të caktuar. Mendoj se kjo nuk ka marrë miratimin e përfaqësuesve të lartë të bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai kur u pyet për protestën e djeshme në kryeqytet.
Nga ana tjetër, nënkryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se sot, ka informuar përfaqësuesit e komuniteti ndërkombëtar, për ato që I quan përpjekje të Qeverisë për të paraqitur protestat studentore si të motivuara politikisht, duke krijuar një perceptim të pasaktë për realitetin në vend.
“Sot informova përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar mbi përpjekjet e Qeverisë për të paraqitur në mënyrë të shtrembëruar natyrën e protestave studentore, duke i etiketuar ato si të motivuara politikisht dhe duke krijuar një perceptim të pasaktë për realitetin në vend” shkruan Osmani në Facebook.
Sipas tij edhe opinion i Komisionitt ë Venecias në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe është keqinterpretuar nga ekzekutivi në Shkup.
“Opinioni i marsit 2025 nuk trajton kufizimin e të drejtave gjuhësore dhe nuk i referohet legjislacionit tonë, por fokusohet në aspektet praktike të zbatimit, si kostoja dhe mbështetja logjistike, duke theksuar se këto janë standarde minimale që duhet të plotësohen",- thotë Osmani.
Të hënën në shkup mijëra student shqiptarë protestuan kundër Ministrisë së Drejtësisë e cila nuk ka lejuar deri më tani zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Protesta u mbështet edhe nga Tirana zyrtare dhe nga ish presidentja vjosa osmani e kosovës.
Komente











Pse student shqiptar ne Tiranë nuk proteston njeri ! Kjo tregon qe rinia ne tirane nga ana sociale nuk ka fryte ! Kush proteston tregon qytetari! Sidomos kohet e fundit ku sistemi eshte kalbur
Përgjigju