Zëdhënësja e Qeverise, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e kontrolluar tashmë në duart e opozitës. Basha deklaroi sot se studentët nuk duhet të kenë frikë nga humbja e vitit akademik për shkak të mungesave, pasi një gjë e tillë sipas tij nuk do ndodhë. Por për Spiropalin, "ka ikur koha kur diplomat i jepte Saliu apo Monika pa shkuar në shkollë fare, falë bujarisë së Vitrinave prej Kristali".
Postimi i plotë:
L.Basha u dërgon selam studentëve pengmarrës dhe u thotë që askush nuk u’a djeg vitin akademik! Vitin akademik e djeg mosfrekuentimi i mësimit, jo politika. Sepse ka ikur koha kur diplomat i jepte Saliu apo Monika pa shkuar në shkollë fare,falë bujarisë së Vitrinave prej Kristali.

Komente


VETINGU NE POLITIKE DO TI HEDHE NE KOSH TE PLEHRAVE KETE FLLIQESIRE ISH DREJTORESHA E DOGANAVE QE KA RRJEPUR TREGETARET E NDERSHEM DUKE BERE MILJONA
Përgjigju