TIRANE - Përreth një orë e gjysmë kryeqyteti qëndroi nën ankthin e një alarmi të mundshëm për bombë, pas gjetjes së një çante sportive të dyshimtë të braktisur në një stol në parkun Rinia me mbishkrimin “Mos prek”.
Pas shpërthimit të kontrolluar nga forcat xheniere rezultoi se në çantë nuk kishte lëndë eksplozive. Policia shoqëroi në komisariatin numër 3 personin që kishte harruar çantë Bruno Pëllumin nga Lezha, student i vitit të dytë në Fakultetin e Gjeologji-Minierës. Burime për A1 Report thanë se në çantë ishin objekte plastike dhe një libër i shkencave gjeologjike.
Fillimisht policia bëri ekzaminimin me infrared për të kuptuar se çfarë kishte në brendësi të çantës sportive të braktisur, ndërsa më tej u bë shpërthimi i kontrolluar i saj.
Kanë qenë qytetarët të cilët telefonuan policinë për të sinjalizuar se një çantë sportive ishte braktisur në një nga stolat e Parkut “Rinia”. Menjëherë struktura të shumta të uniformave blu rrethuan me një perimetër të konsiderueshëm sigurie të gjithë zonën përreth çantës. Të gjithë qytetarët u ndaluan të lëvizin në këtë perimetër, ndërsa vlen të theksohet se alarmi u dha rreth orës 08:30 një orar kur lëvizja e kalimtarëve është e lartë për shkak të punës ose konsumimit të kafes së mëngjesit.
Ndërsa precedentët e mëparshëm kanë vërtetuar në të tilla situata se alarmet kanë qenë të rreme, në këtë rast rreziku i mundshëm ishte më i lartë për shkak të shënimit të vendosur mbi çantë “Mos prek”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO