Studenti i Juridikut që ju fut botës së krimit, Dritan Dajti “krimineli” i shkolluar që vërtetoi kapitullimin drejtësisë

Studenti i Juridikut që ju fut botës së krimit, Dritan Dajti “krimineli” i shkolluar që vërtetoi kapitullimin drejtësisë

Dritan Dajti mund të quhet fare mirë një “kriminel me shkollë”. Ai ka qenë një student i mirë i Fakultetit të Drejtësisë, deri pak përpara se t’i futej botës së krimit.Kjo shpjegon edhe faktin se përse ai ka ditur kaq mirë të luajë me hetuesit e gjykatësit,me sorollatjet që bëri për shkak se deklaronte se nuk mund të merrte avokat, e atë duhej t’ia siguronte shteti. Por, sapo shteti caktonte njërin, e të tjerët me radhë pas tij, ata “avullonin”, zhdukeshin nga salla e gjyqit duke refuzuar të mbronin Dritan Dajtin në gjykatë.

Por, Dajti është përmendur shpesh dhe vazhdimisht nga politika, me akuza e kundërakuza të ndërsjella mes partive politike. Dikush shprehej se ai ishte mik i familjes Berisha, ndërsa të tjerë akuzonin se ai kishte mbështetjen e të majtëve ndaj nuk jepej vendim kundër tij, por çështjet zvarriteshin.Si për t’i dhënë fund diskutimeve shërben një intervistë e të atit të Dritan Dajtit, për një tjetër emision televiziv, ku shprehej se po, djali i tij ka qenë mik i Berishës.Por si hyri në botën e krimit Dritan Dajti?

Ai u arrestua në rrugën “Myslym Shyri”, si i akuzuar për vrasjen e një biznesmeni Agim Beqo në Tiranë, vepër penale për të cilën mori një denim prej 23 vite burg, përpara se të arrestohej dhe të nxirrej para togave të zeza pas vrasjes së 4 policëve dhe shokut Ledion Marës në Durrës. Pavarësisht zgjatjeve të pafundme të procesit gjyqësor, Dajti u dënua në Shkallën e Parë për Krime të Rënda me burg përjetë, vendim i cili u la në fuqi nga Apeli, por që më pas Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Pikërisht kjo gjykatë, me një trupë gjyqësore të përbërë nga 5 anëtarë të gjykatave të Apelit në Vlorë dhe Shkodër, ka vendosur ti pranojë gjykimin e shkurtuar Dritan Dajtit, duke e dënuar atë me 25 vite burgim për katër vrasjet e policëve të skuadrës operacionale të Policisë së Shtetit.Me këtë vendim, Dajti i shpëton dënimin kapital me burg përjetë, dhe nga përllogaritjet mendohet se për 7 vite Dritan Dajti del nga qelia.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'