Studenti shqiptar flet për Report Tv nga Kina: Situata është alarmante! Nga frika e virusit jam mbyllur në shtëpi (VIDEO)

Situata nga virusi nuk është alarmante vetëm në Kinë, por edhe në vende të tjera të botës për shkak nga frika e përhapjes, por edhe të njerëzve të shtetësive tjera që janë atje, mes tyre edhe shqiptarë. Në një intervistë nga Kina, provinca Guangdong, Sefer Vrana, student shqiptar rrëfeu gjendjen, ndërsa u shpreh se është mbyllur në shtëpi për shkak të frikës, pasi lëvizja është me risk të lartë. Epiqendra e virusit është provinca e Wuhan-it, ku sipas burimeve nga ministria e Jashtme kanë qenë katër studentë shqiptarë, por për momentin ndodhet vetëm një vajzë, e cila nuk është infektuar, teksa tre të tjerët janë larguar pak ditë më parë. Për virusin ka marrë masa edhe Shqipëria duke vendosur pajisje në aeroport për kontroll.

Intervista e plotë për Report Tv e studentit shqiptar në Kinë, Sefer Vrana
Sefer, si është situata në Kinë?
Unë ndodhem në provincën Guangdong, larg nga vatra e virusit, por si në cdo qytet tjetër është përhapur në disa vende pak dhe në disa shumë. Situata në Wuhan është kritike, pasi aty e ka pasur vatrën, është mbyllur qyteti. Ka pasur edhe disa raste në vende të tjera.

Sa janë infektuar me këtë virus në qytetin ku ti banon?
Nuk është shumë i lartë numri, 2-3 persona por në provincë 80 persona, por janë marrë masa.

Çfarë masash ke marrë?
Unë kam marrë një masë vetjake, mbyllja në shtëpi për të mos u prekur nga virusi. Ka edhe njerëz që dalin, por në momentin që dilet jashtë duhet vendosur maska.

Ka të tjerë shqiptarë ku ndodhesh ti?
Në zonën ku ndodhem unë nuk ka, por në shumë qytete të tjera të Kinës po, por nuk janë prekur mesa kam informacion.

E ke menduar të kthehesh në Shqipëri?
Situata është alarmante, por lëvizja nga këtu në Shqipëri mendoj se do të ishte me risk, pasi kalimi në aeroporte dhe trena është mundësi për t'u prekur. Mbyllja në shtëpi dhe pritja derisa shteti të bëjë dezinfektimin është hapi më i mirë. Sepse është një shtet i madh i fuqishëm dhe mendoj se do të bëjë kurimin.

Cfarë po bëhet konkretisht?
Janë marrë masa në cdo qytet për parandalimin.

Cilat janë marrë masat?
Masa që merr cdo individ me maskat, prandaj grupe të gatshme të mjekëve janë gati në cdo lloj ambienti publik duke bërë kontrolle. Ka 49 raste që janë shëruar pavarësisht se janë prekur. Njerëzit që kanë vdekur kanë pasur edhe probleme të tjera dhe kjo i ka rënduar më shumë duke ndërruar jetë.

Cilat janë simptomat?
Janë temperatura e lartë, dhimbje të grykëve, kollë të thatë.

Keni pasur kontakte me ambasadën shqiptare?
Unë nuk kam pasur asnjë kontakt, por besoj se me të tjerët nuk e di.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja