Si po e përjetojnë shqiptarët virusin kinez? Psikiatrja: Stres pas tërmetit, këshillat çfarë duhet të bëni

Qe prej fillimit të 2020, ajo që ka mbizotëruar në media, janë lajmet mbi koronavirusin e ri, që deri më tani ka marrë jetën e 1370 personave. Përhapja me shpejtësi e koronavirusit në Kinë por dhe shpallja e emergjencës globale ka ngritur shqetësim e frikë tek qytetarët, të cilët cdo ditë përballen me artikuj ku njihen me numrin e viktimave. Brenda 24 orëve të fundit kanë gjetur vdekjen 242 persona vetëm në provincën e Hubei, epiqendra e epidemisë në Kinë.

Por si ndikojnë këto lajme nga ana psikologjike? Psikiatrja Arjana Rreli shpjegoi për Report Tv se lajmet që kanë të bëjnë me ekzistencën humane, ndikojnë në ekuilibrat emocional. Vala e re me komentet mbi koronavirusin e ri janë një stresor i mbivendosur në këtë periudhë të postraumes që përjetuan shqiptarët nga tërmeti.

Cdo lajm i cili ka të bëjë me ekzistencën humane, aq më tepër me gjëra të papritura për të cilat cdokush nga ne mund të përballet, krijon një konflikt psikologjik që shprehet me një situatë stresante për të mos përdorur shprehjen ankth, që normalisht atë e bën që të jetë më lehtësisht i ndikuar edhe nga stresorët e përditshëm”-u shpreh psikiatrja.

E përveç lajmeve mbi koronavirusin, qarkullojnë dhe fake news-et që dezinformojnë publikun dhe e konfuzojnë mbi këtë koronavirus të ri, për të cilin ende nuk është gjetur një vaksinë. “Fake news-et në përgjithësi janë të gjithë ngacmues tepër agresivë për të cilat personi jo vetëm ndeshet si fillim me një sulm të informacionit por nga ana tjetër kur përballet me të vërtetën ndjehet dhe i gënjyer, i shpërdoruar nga informacioni duke bërë që të uli vetëvlerësimin për veten”-tha Arjana Rreli.

Gjatë kësaj periudhe është përhapur dhe një lloj stigmatizimi ndaj kinezëve, ku qytetarët bëjnë një lidhje mes tyre dhe virusit. “Ky në fakt është një lloj reagimi i pavetëdijshëm mbrojtës por që nuk ka asnjë lloj sensi. Sigurisht popullata kineze dallohet fare mirë për diferencat që ka në tipare, bëhet lidhja direkt në sistemin nervor me cfarë mund të kesh pasojë nga kjo. Tani një person kinez e trajtojmë si një element të traumas”-tha ajo. Psikiatrja këshillon që qytetarët të bëjnë një përzgjedhje në raportet sociale duke biseduar me njerëz që nuk i ngarkojnë emocionalisht dhe negativisht si dhe të bëjnë një jetë të shëndetshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë