Studentja e plagosur nga tetovari:
“Nuk jap llogari për jetën time”

Studentja e plagosur nga tetovari:<br />“Nuk jap llogari për jetën time”
TIRANE -  “Nuk jap shpjegime për jetën time. Zhdukuni! Nuk ka cfarë ju duhet.” Kanë qenë këto fjalët e 21-vjeçares, e cila u qëllua me plumb në bark nga i dashuri i saj Agim Emini, 52-vjeç nga Tetova. E plagosura, ka dalë dje nga salla e reanimacionit dhe siç duket ajo nuk ka dëshirë që të flasë për ngjarjen e 14 gushtit, ndodhur në hotel “Deja” në rrugën “3-Vëllezërit Kondi”, pranë “Vilave Gjermane” në Tiranë.

Ndonëse përpiqemi që të bisedojmë qetësisht me 21-vjeçaren sjellja e saj ndaj nesh është tepër agresive, duke thënë që nuk dëshiron të flasi. Ajo ulëret me të madhe duke treguar që mediat dhe policia ka gabuar në dhënien e versionit rreth asaj se cfarë ndodhi dhe për arsyet e kësaj tragjedie. Ndërsa e afërmja e saj, e cila qëndronte në dhomë duke u kujdesur për të plagosurën thotë se ato që cfarë janë thënë për këtë histori nuk janë të vërteta. Sipas saj, plagosja dhe vetëvrasja nuk është për motive xhelozie, duke bërë kështu përgenjeshtrim të lajmit.

Kurse familjarët e studentes kanë dëshmuar se nuk kanë ditur asgjë për lidhjen e vajzës më tetovarin. Ata gjithashtu shprehen se nuk janë në dijeni as të ndonjë fejese të saj. Për faktin që 21-vjeçarja ka punuar si kamariere në Maqedoni ata kanë thënë se as këtë fakt nuk e dinë. Ndërsa autori i ngjarjes i cili qëlloi të renë, dhe më pas vrau veten, Agim Emini, është marrë në morgun e Tiranës nga familjarët e tij, për tu nisur drejt Maqedonisë.

Komshiu i 52-vjeçarit nga Tetova tregon se Emini ka qenë i divorcuar dhe nuk ka pasur fëmijë. Sipas tij 52-vjeçari ka dashur që të martohet me 21-vjeçaren. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se pista e hetimit vazhdon që të mbetet ajo e xhelozisë.

Thuhet se 21-vjeçarja, prej disa kohësh ka punuar si kamariere në Maqedoni. Po sipas grupi hetimor, dyshohet se 52-vjeçari e ka pritur vajzën për ditë me radhë në hotel dhe ajo nuk i ka shkuar, duke kërkuar që lidhja e tyre të përfundonte. Edhe në dhomën e hotelit ajo ka kërkuar që marrdhënia e tyre të përfunodojë, por 52-vjeçari nuk e ka pranuar ndarjen.

Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku e konfliktit mes çiftit, që përfundoi i në përdorimin e armës, ku tetovari ka qëlluar të dashurën e tij, dhe më pas veten me plumb në gojë. 21-vjeçarja akoma nuk është marrë në pyetje nga policia për shkak të gjëndjes së saj të rëndë

Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit