Një studente e drejtësisë po shet fotot të saj nudo në internet për të mbledhur para që të blejë një Scooter të ri.

Vajza italiane, e identifikuar në rrjetin e saj social Facebook me emrin Mary, publikoi një fotografi të vetën që mbante përpara një tabelë duke mbuluar fytyrën e saj. Në tabelë vajza italiane shkruante: "Kriza po fillon të ndihet. Kam nevojë për para tani. Për momentin jam duke kërkuar dhe për në Scooter të ri".

Prindërit e nxënësve të tjerë në Universitet u alarmuan nga ky veprim i studentes dhe lajmëruan menjëherë stafin.

Por, Mary i doli në mbrojtjes vetes së saj duke shkruajtur në Facebook: "Më pëlqen të bëj foto dhe në këtë mënyrë dua të bëj pak qejf. Nuk është se unë jam duke ofruar seks.

studente italiane

Shpresoj që ky mesazh të jetë i qartë". Ajo shtoi duke thënë: "Scooteri im është vjetëruar dhe kam nevojë për të blerë një të ri, kështu që pse jo"?

Studentja nga Napoli pranoi se po përjeton momente të vështira ekonomike. "Në lidhje me të ardhmen time do të jetë shumë e vështirë për të gjetur një punë, kështu që tani duhet të argëtohem në këtë mënyrë. Nuk mendoj se jam duke bërë ndonjë gabim apo jam duke  korruptuar njeri", tha studentja italiane.


(v.gj/shqiptarja.com)