Studentja shqiptare mbërrin me avion ushtarak nga Wuhani në Ankara! Turqia masa 'ekstreme' sigurie (VIDEO)

Avioni turk me 42 persona të evakuuar nga Kina, pjesë e së cilës është edhe studentja shqiptare Silva Doçi ka mbërritur në Ankara. Siç shihet në video e publikuar në median vendase, Turqia ka marrë masa të rrepta sigurie, ku të gjithë pasagjerët i janë nënshtruar një kontrolli. Duke përfshirë ekuipazhin janë në total 62 persona, ndërsa pasagjerët janë: 32 turq, 6 Azerbajxhan, 3 gjeorgjian dhe një shqiptarja, Silva Doçi. 

Referuar "Haber Turk" të gjithë pasagjerët do të qëndrojnë në dhoma të veçanta, të quajtura karantinë për 14 ditë rresht dhe do të kontrollohen çdo tre ditë. Gjithashtu, edhe aeroplani do t'i nënshtrohet një pastrimi në pjesën e brendshme dhe të jashtme të saj.


Lajmi kryesor:

Evakuohet në Ankara studentja e fundit shqiptare në Wuhan! Turqia masa 'ekstreme' sigurie, momenti nga kontrollet në aeroport (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës