TURQI- Evakuohet studentja e fundit shqiptare nga qyteti kinez Wuhan ku ka shpërthyer virusi vdekjeprurës koronavirusi! Avioni turk me 42 persona, pjesë e së cilës është edhe shqiptarja, Silva ka mbërritur në Ankara. Të gjithë personat në bord i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë nga autoritetet turke, teksa mësohet se ato do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë rresht, që është dhe koha kur virusi shfaq shenjat.
Ato u janë nënshtruar kontrolle në Kinë dhe nuk kanë rezultuar që janë prekur nga ky "virus" që ka frikësuar të gjithë botën, e megjithatë do t'i nënshtrohen një testi të dytë edhe në Ankara.
Të gjithë personat do të qëndrojnë në dhoma të ndara nga njëri- tjetri dhe do t'u mundësojnë ushqim. Ato do të kontrollohen çdo tre ditë për të parë nëse ka ose jo shenja të virusit. Referuar mediat turke, anëtarët në bord janë nga disa shtete, më konkretisht: 32 turq, 6 Azerbajxhan, 3 gjeorgjian dhe një shqiptarja, Silva Doçi.
Studentja Silva Doçi ne aeroportin kinez
Lidhur me evakuimin e studentes shqiptare ka pasur një reagim edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, për të finalizuar deri në sjelljen në Shqipëri të studentes.
"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, kanë punuar intensivisht për të finalizuar me sukses largimin nga Wuhan të studentes shqiptare Silva Doçi, e cila mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, në kushtet e vështira kur askush nuk mund të hynte apo dilte në Wuhan, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.
Në vijim të komunikimeve, pala turke u dakordësua që studentja Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulanc turk. Pas përfundimit të procedurave zyrtare me autoritetet kineze për lejimin e largimit të tyre nga Wuhan, avioni nga Kina u nis sot drejt aeroportit ushtarak në Ankara. Studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka dalë negative për virusin nCOV, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë. Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm. Për këtë fazë evakuimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdoi kontaktet e pandërprera me Ministrinë e Jashtme turke, me qëllim vijimin e regjimit të karantinës së studentes shqiptare në Turqi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e evakuimit të studentes shqiptare, deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri", njofton ministria e Jashtme shqiptare.
Silva Doçi
Avioni turk me 42 persona të evakuuar nga Kina, pjesë e së cilës është edhe studentja shqiptare Silva Doçi ka mbërritur në Ankara. Siç shihet në video e publikuar në median vendase, Turqia ka marrë masa të rrepta sigurie, ku të gjithë pasagjerët i janë nënshtruar një kontrolli. Duke përfshirë ekuipazhin janë në total 62 persona, ndërsa pasagjerët janë: 32 turq, 6 Azerbajxhan, 3 gjeorgjian dhe një shqiptarja, Silva Doçi.
Referuar "Haber Turk" të gjithë pasagjerët do të qëndrojnë në dhoma të veçanta, të quajtura karantinë për 14 ditë rresht dhe do të kontrollohen çdo tre ditë. Gjithashtu, edhe aeroplani do t'i nënshtrohet një pastrimi në pjesën e brendshme dhe të jashtme të saj.