Studim britanik: Puna katër ditë në javë rrit produktivitetin te punonjësit dhe të ardhurat e kompanisë

Studim britanik: Puna katër ditë në javë rrit produktivitetin te punonjësit dhe të ardhurat e kompanisë

Foto Ilustruese

Një grup ekspertësh kanë zhvilluar një eksperiment për gjashtë muaj për të vërtetuar nëse punonjësit ishin më produktiv në vendin e punës nëse punonin katër ditë në javë dhe sipas rezultateve të studimit thuhet se punonjësit ishin më të shëndetshëm psikologjikisht dhe emocionalisht. Rezultoi se punonjësit shkonin në punë me dëshirë, kishte më pak leje për arsye shëndetësore dhe produktiviteti i punës ishte rritur krahasuar me një vit më parë që punonjësit punonin pesë ditë në javë. 61 kompanitë dhe organizatat britanike të përfshira në eksperimentin i cili filloi në qershor 2022, u angazhuan për një të pestën (20%) reduktim të orarit të punës të të gjithë stafit të tyre, pa ulje pagash.

Vlerësimi i rezultateve u bë nga një grup shkencëtarësh socialë nga Universiteti i Kembrixhit (të udhëhequr nga profesori i shkencave sociale Brendan Burchell), Kolegji Amerikan i Bostonit (i udhëhequr nga profesoresha e sociologjisë Juliet Shore) dhe instituti i pavarur i mendimit Autonomy i cili fokusohet në të ardhmen e punës.

Rezultatet e hulumtimit në SHBA dhe Irlandë ishin publikuar më parë, por testi në Britani ishte më i madhi që është bërë në botë, dhe për këtë arsye më përfaqësues. Raporti i gjetjeve u dorëzua në Parlamentin Britanik

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishte ende në fuqi pesëditori, 71% e punëtorëve raportuan nivele më të ulëta të lodhjes psikologjike dhe 39% më pak stres, ndërsa pati një reduktim prej 65% në ditët e pushimit mjekësor dhe një rënie me 57% në numrin e njerëzve që largohen për të shkuar në një kompani tjetër. 60% raportuan se tani ishin më në gjendje të balanconin kërkesat e punës së tyre me ato të jetës së tyre familjare dhe shoqërore. Nga ana tjetër, të ardhurat e kompanive jo vetëm që nuk u ulën për shkak të punës katërditore, por u rritën pak me 1.4% mesatarisht.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI