Ky fakt, konfirmohet edhe nga njё studim voluminoz me temёn “Rinia Shqiptare 2011: Mes besimit pёr tё ardhmen dhe dyshimit pёr tё tashmen”. Me mbёshtetjen e Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” studimi ka mbledhur tё dhёna gjatё periudhёs Shtator-Nёntor 2011 dhe pёr herё tё parё nё vendin tonё hedh dritё mbi perceptimet e tё rinjve mbi njё listё tё gjatё fushash, temash dhe çёshtjesh.
Studimi ёshtё i ndarё nё katёr kapituj me temat: “Tё rinjtё dhe komuniteti: Besimi dhe Vlerat”, “Familja dhe Lidhjet Shoqёrore”. “Arsimi dhe Punёsimi” dhe “Shqetёsimet dhe aspiratat”.
Nё kapitullin e parё shihen edhe perceptimet e tё rinjve mbi grupe tё ndryshme sociale pёrfshi kёtu çiftet homoseksuale. I parё nё kuadёr tё besimit ndaj anёtarёve tё tjerё tё shoqёrisё, pёrfshirjes sociale, vullnetarizmit dhe diskriminimit, kjo pjesё e studimit tregon fillimisht se tё rinjtё shqiptarё, mbase pёr shkaqe tё tilla si tranzicioni i stёrzgjatur dhe ndryshimet demografike kanё besim tё ulёt tek njёri-tjetri, tek fqinjёt dhe tek vullnetarizmi.
Kjo ulje e rёndё e besimit shoqёrohet me njё tolerance tё ulёt tё tё rinjve shqiptarё dhe diskriminim ndaj kategorive tё ndryshme qofshin ato gjinore, etnike apo ekonomike duke cituar si shkaqe kryesore patriarkalizmin, racizmin etj.
Por reagimet mё negative dhe tendenca mё tё forta diskriminimi duhet se tё rinjtё shqiptarё i shfaqin ndaj personave homoseksualё. Studimi tregon se edhe pse tё rinjtё shqiptarё janё pёrgjithёsisht tё hapur ndaj grupeve tё ndryshme shoqёrore ata kanё njё ndjenjё tё theksuar paragjykimi ndaj homoseksualёve, pra janё homofobё.
Studimi tregon se tendenca e tё rinjve shqiptarё ёshtё tё kenё besim shumё tё ulёt tek fqinjёt me njё vlerё mesatare prej 3.35 nga 10 maksimale çka ёshtё vlera mё e ulёt se çdo kategori tjetёr nё listёn e vlerave. Pёrkrah kёtij mosbesimi tё lartё, studimi tregon se tё rinjtё shfaqin paragjykime apo edhe elementё diskriminimi mbi grupe apo individё tё caktuar. Tё pyetur nё njё formё eksperimentale, tё anketuarit u pyetёn se si do tё reagonin nё rast se njё familje apo njё çift me karakteristika tё caktuara do tё vinte afёr tyre.
Falё kёtij eksperimenti u kuptua se tё rinjtё shqiptarё kanё paragjykime tё forta pёr personat me orientim seksual tё ndryshёm. Pesёdhjetё (50) pёrqind e tё rinjve shqiptarё nuk do ta mirёprisnin fqinjёsinё me njё çift homoseksual dhe do tё ndiheshin keq ose shumё keq nga njё gjё e tillё.
Meshkujt kanё pёrqindje mё tё lartё paragjykimi me mbi 67% krahasuar me 46% tё femrave ndёrkohё qё homofobia ёshtё e shtrirё nё çdo kategori. Tё rinjtё nё fshatra janё mё paragjykues se sa tё rinjtё nё qytet, ndёrsa femrat rezultojnё tё jenё mё tolerante ose indiferente nga fqinjёsia me njё çift homoseksualёsh.
Ky studim ashtu si edhe sondazhe dhe vёshgime tё tjera tregojnё se homofobia e tё rinjve shqiptarё mё shumё se sa nga eksperienca tё kёqia apo kontakte tё drejtpёrdrejta lidhet me mungesёn e dijeve mbi çёshtjet LGBT dhe tё seksualitetit ashtu si edhe nga mungesa e kontakteve me kёtё grup social. Kjo kushtёzohet sё shumti nga paragjykimet e forta qё ekzistojnё ndaj kёtij komuniteti çka rezulton nё njё izolim dhe frikё tё personave LGBT pёr tё pranuar orientimin e tyre seksual apo pёr ta bёrё atё tё ditur tek grupet e tyre shoqёrore.
Gjithashtu, ky studim ёshtё njё dokument i rёndёsishёm rezultatet e tё cilit duhet tё alarmojnё qeverinё dhe opinionin publik shqiptar duke bёrё tё domosdoshme rritjen e punёs dhe pёrpjekjeve pёr mё shumё tolerancё, besim dhe pranim ndaj grupeve tё ndryshme sociale nga tё rinjtё shqiptarё.
Studimi gjithashtu sygjeron edhe disa rekomandime. Rekomandimet kryesore tё studimit nё lidhje me kёtё pjesё lidhen pikёrisht me punёn qё duhet bёrё nё luftёn kundёr diskriminimit. Mё konkretisht rekomandimet janё, nё ambjentet e shkollave dhe vendeve tё punёs duhet tё jetё pёrparёsi lufta ndaj diskriminimit nё pёrgjithёsi dhe homofobisё nё veçanti duke pёrdorur forma tё edukimit, socializimit dhe ndёrgjegjёsimit. Qёllimi i kёtyre veprimeve duhet tё synojё vendosjen e njё norme: Tolerancё zero pёr diskriminimin!
Media duhet të tregojë kujdes të veçantë dhe përgjegjshmëri duke u lejuar hapësirë të majftueshme elementeve edukative dhe ndërgjegjësues, duke kapërcyer prirjen e trajtimit të homoseksualitetit si një temë me nota të lajmit skandaloz, ngjyra dhe elemente konfrontuese e skandalistike.
Sygjerim tjetër është se, donatorët duhet të rrisin mbështetjen dhe të inkurajojnë më tej shoqërinë civile dhe nismat e saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në pëgjithësi dhe luftën ndaj diskriminimit në veçanti.
Edhe pse tё dhёnat e kёtij studimi janё alarmante, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri shpreh besimin e plotё nё mundёsinё e ndryshimit tё kёtij realiteti duke patur parasysh eksperiencёn tashmё disa vjeçare tё bashkёpunimit me tё rinjtё shqiptarё por edhe duke njohur faktin, tashmё edhe tё mbёshtetur nё studime seriozi si ky i sipёrcituar, qё pjesa mё e madhe e paragjykimeve tё tё rinjve shqiptarё ndaj komunitetit LGBT vijnё pёr shkak tё mungesёs sё informacionit dhe kontakteve njerёzore.
Gjithashtu Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri i bёn thirrje Ministrisё sё Arsimit dhe Shkencёs, Ministrisё sё Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve, Ministrive dhe institucioneve tё tjera ti bashkohen sa mё herёt punёs sё nisur nga organizatat e shoqёrisё civile, Komisioneri pёr Mbrojtjen kundёr Diskriminimit, Avokati i Popullit dhe Ministria e Punёs, Cёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta qё tё pёrfshijnё sa mё herёt nё planet e tyre tё punёs, projekte edukuese dhe informuese nё dobi tё rritjes sё informacionit pёr komunitetin LGBT dhe tё drejtat e tyre. Plani i Veprimit i miratuar sё fundmi nga Ministria e Punёs duhet tё shёrbejё si njё burim referues pёr tё nisur punёn edukuese dhe ndёrgjegjёsuese nё kёtё kuadёr.
Ashtu siç thuhet edhe nё studim, e vetmja rrugё pёrpara ёshtё ajo e tolerancёs zero ndaj diskriminimit. Tё ndryshёm por tё barabartё, tё rinjtё shqiptarё mund tё fitojnё besimin e humbur tek njёri-tjetri dhe tё ndёrtojnё njё tё ardhme mё tё bukur.
(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)