Në vazhdën e emergjencës kombëtare, të shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qershor të vitit 2001 lidhur me Ballkanin Perëndimor, pas kërcënimeve të vazhdueshme të sigurisë, paqes, por edhe korrupsionit alarmant, e cila është zgjatur rishtaz, pritet zgjerimi i të ashtuquajturës Lista e Zezë me emra të tjerë politikanësh të rajonit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, por edhe Shqipërinë.
Njoftimin e përcjell agjencia e lajmeve INA, e cila citon dokumentin të theksojë se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor” dhe situata aktuale në këtë rajon “paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Në 8 qershor të vitit 2021, Shtetet e Bashkuara zgjeruan fushëveprimin e kësaj emergjence me arsyetimin se rajoni është përballur gjatë dy dekadave të fundit, me korrupsion dhe veprime që pengojnë marrëveshjet e arritura pas luftës. Ambasadorët amerikanë në rajonin e Ballkanit vazhdimisht kanë paralajmëruar për zgjerimin e listës së zezë për të gjithë ata që kërcënojnë dhe pengojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin rajonal.
Nëntorin e vitit të kaluar, listës në fjalë iu shtuan 10 individë, teksa shpallej një raund sanksionesh ekonomike në Ballkan, dhe individët e sanksionuar ishin nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Në listën e zezë të SHBA-së është shpallur non grata në maj të 2021 edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
82.4%
-
Të gabuar
13.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2059
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
11 shtator 2001/ 23 vite nga sulmet terroriste në SHBA, rreth 3 mijë të vrarë! Si ndryshoi bota më pas
11 Shtator, 15:26
-
Debati Harris-Trump dhe qytetërimi politiko-mediatik që të gjithë ëndërrojmë!
11 Shtator, 10:44
-
Nisi me një shtrëngim duarsh, 5 momentet kryesore nga debati i ashpër presidencial mes Harris dhe Trump
11 Shtator, 09:57
-
Ushtria izraelite: Mund të kemi vrarë pa dashje një aktiviste amerikane
11 Shtator, 09:30
-
Biden: SHBA po punon për t’ia hequr Ukrainës kufizimin e përdorimit të armëve me rreze të gjata
11 Shtator, 09:29
-
Sondazhi i CNN dhe SSRS: Debatin e fitoi Kamala Harris me 63% mbështetje të shikuesve! Para sfidës demokratja ishte shumë pikë pas Trump, 4% ndryshuan mendje
11 Shtator, 09:26
-
SHBA sanksione të reja ndaj Iranit, pas akuzave se Teherani po furnizon Rusinë me raketa
11 Shtator, 09:04
-
Debat, gjuhë shenjash dhe kod veshjeje! Nga kravata e kuqe te kostumi i zi femëror, çfarë kuptimi kishin stili estetik i Harris dhe Trump
11 Shtator, 08:46
-
23 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur! Basha: Në krah të aleatëve tanë strategjik
11 Shtator, 08:43
-
Pikantet e debatit presidencial, Harris e vendos Trumpin në ‘cep’ dhe e sfidon për debat të dytë: Unë nuk jam Biden! Ish-presidenti: Emigrantët po hanë qen dhe mace shtëpiake!
11 Shtator, 08:16
-
Taylor Swift (me mace) kundër Trump! Superylli përkrah Kamala Harris
11 Shtator, 08:01
-
Harris fiton debatin e ashpër presidencial në SHBA: Ke përdorur racën për të përçarë popullin amerikan dhe mbështet Putin! Trump: Je marksiste dhe urren Izraelin
11 Shtator, 07:31
Aman me gjith listat e tyre ka 10 vjet nongrata vangjushi ,saliu e ca te tjere e vazhdojn bejn miliona sikur ska ndodhur asgje
Përgjigju