Femrat që pijnë duhan për një kohë të gjatë, përballen me një rritje të rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit. Këtë gjë e vë në dukje një studim japonez, i pasqyruar në "Reuters", i cili sjell prova për efektet e drejtëpërdrejta që ka pirja  e duhanit me kancerin e gjirit.
"Studime të tjera kanë hulumtuar lidhjen midis pirjes së duhanit dhe mbijetesës në mesin e pacienteve me kancer të gjirit, por ky hulumtim  është ndër të parët që vlerëson ndikimin e kohëzgjatjes së pirjes së duhanit  në shkaktimin e tumorit të gjirit", tha bashëkautori i studimit Dr. Masaaki Kawai.
Në të gjithë botën, kanceri i gjirit po prek gjithnjë e më shumë gra, ku rreth 1 në 9 gra ka tendencë të zhvillojë kancer gjiri. Sipas studimit, në mesin e më shumë se 800 grave me kancer të gjirit, konkludohej se ato gra  që kishin pirë duhan  më shumë se dy dekada kishin të paktën trefish shanse për t'u prekur nga kanceri i gjirit, në krahasim me gratë që nuk e kishin konsumuar atë. .
Kjo sipas sipas Institutit Kombëtare të Shëndetit i cili thekson se rreziku rritet me moshën,  e janë faktorë të tillë si obeziteti, pasiviteti apo përdorimi i alkoolit që e shtojnë akoma më shumë atë.Studimi ka zgjatur rreth 7 vjet e gratë e marra në studim janë ndjekur vazhdimisht,  për të parë komplikacionet në shëndet tek gratë që e pinin duhanin e për ti ballafaquar ato me gjëndjen shëndetësore të grave që nuk e konsumonin duhanin. Studiuesit pane se në  170 vdekje,  132 prej tyre ishin nga kanceri i gjirit. Ato gra që kishin pirë për më shumë se 21 vjet duhan,  kishin tre herë më shumë gjasa të vdisnin nga kanceri i gjirit se sa ato gra  që kurrë nuk kishin pirë duhan.
 
"Ky studim e shumëtë tjerë të kryer në këtë rrafsh, duhet të shërbejnë për për të motivuar pacientë që të braktisin cigaren", tha Mia Gaudet, drejtoreshe  strategjike e  kërkimit gjinekologjik në American Cancer Society.
"Pavarësisht nëse një grua është apo jo e prekur nga kanceri i gjirit, duhet ndaluar pirja e duhanit. Një formë kjo për të përmirësuar  shëndetin, për të përmirësuar jetën",  konkludoi ajo.