Studim, produktet me përmbajtje
sheqeri shkaktojnë atak në zemë

Studim, produktet me përmbajtje<br />sheqeri shkaktojnë atak në zemë
Një studim i zhvilluar në Angli zbulon se konsumimi i pijeve apo ushqimeve me përmbajtje sheqeri rrit riskun e atakut.

Sipas 'JAMA Internal Medicine', konsumimi i një pije në ditë që përmban sheqerna, rrit mundësinë e vdekjes ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.
Sheqeri çon në shtimin e peshës dhe kjo ndikon negativisht në problemet me zemrën.

Ekspertët thonë që njerëzit duhet të jenë në dijeni të rrezikut ndaj të cilit përballen.

Studimi vëzhgoi të dhënat në konsumimin e sheqerit tek mijëra njerëz në Britani. Gjithashtu studioi dhe shkallën e vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe arriti në përfundimin se ekziston një lidhje e fortë mes konsumit të sheqerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Njerëzit që merrnin çerekun e kalorive të tyre ditore nga sheqernat ishin tre herë më të riskuar nga vdekja prej sëmundjeve kardiovaskulare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që kaloritë ditore të marra nga sheqernat duhet të jenë më pak se 10%. Kjo do të thotë rreth 70 g për meshkujt dhe 50 g për femrat.

(o.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan