Studim:Si të shmangen
lindjet e parakohshme

Studim:Si të shmangen <br />lindjet e parakohshme
Mbi një milionë foshnje në vit vdesin sepse kanë lindur para kohe, por një studim i ri i cili është publikuar në faqen e lajmeve në internet të "Zëri i Amerikës", thuhet se shumë nga këto lindje të parakohshme mund të shmangen. Çdo vit, në vende të varfra dhe të pasura, mbi një milionë foshnja vdesin sepse kanë lindur para kohe. Shumë prej atyre që mbijetojnë, vuajnë nga probleme shëndetësore për gjithë jetën. Vitet e fundit, organizatat e përqendruara tek shëndeti i fëmijëve janë përpjekur të rrisin ndërgjegjësimin për rreziqet e lindjes së parakohshme dhe se çfarë mund të bëhet për t'i parandaluar ato. Kjo ishte edhe arsyeja e Ditës për Lindjet e Parakohshme, më 17 nëntor.

Kjo ditë shërben gjithashtu edhe për të ndërgjegjësuar nënat se si të kujdesen për këto foshnje. 15 milionë foshnja në të gjithë botën. e fillojnë jetën me një disavantazh të madh në jetë e tyre, sepse ata lindin shumë herët. Lindja e parakohshme është shkaku më i shpeshtë i vdekjes së të sapolindurve në botë, megjithatë shumë prej tyre mund të shpëtojnë, sipas Joy Lawn mjeke e organizatës se fëmijëve "Save the Children". "Shumë nga këto foshnje nuk kanë nevojë për kujdes intensiv. Ata mund të shpëtojnë nga kujdesi i nënës, nëse nëna e mban të lidhur pranë trupit të vet, i jep për të pirë, duke e bërë që t'i shtohet pesha, e ndihmon me ngrohtësi dhe duke shmangur infektimet", thotë Joy Lawn. Një koalicion organizatash ndërkombëtare shënon ditën e Lindjeve të Parakohëshme më 17 nëntor. Është pjesë e një përpjekjeje globale për të pakësuar numrin e lindjeve të parakohshme në gjithë botën dhe për të shpëtuar një ndër dhjetë foshnjat që lindin para kohe.

Si të shmangen lindjet e parakohshme
Christopher Howsen epidemiologjist në organizatën "March of Dimes", thotë se "Ka shumë mënyra për parandalimin e lindjes së parakohëshme dhe çelësi është në vendet e pasura". Howsen është një nga autorët e një studimi të kohëve të fundit për lindjen e parakohëshme të botuar në revistën mjekësore britanike, The Lancet. Studimi i realizuar nga Howsen, rekomandon pesë mënyra për të ulur ritmin e lindjeve të parakohëshme. Ato përfshijnë ndërprerjen shtatzënisë duke kryer lindje me operacion para kohe, kur nuk është e nevojshme dhe nxitjen artificialisht të dhimbjeve të lindjes para se foshnja të jetë 39 javëshe. Këto dy praktikat, pra lindja me operacion para kohe, kur nuk është e nevojshme dhe nxitja artificiale e dhimbjeve të lindjes janë bërë një gjë e zakonshme në vendet e pasura. Sipas studimeve të fundit, që foshnjat të kenë zhvillim normal, ato duhet të jenë në trupin e nënës për të paktën 39 javë.

Jennifer Howse është presidente e Fondacionit March of Dimes, thotë se "Zhvillimi i plotë i trurit dhe i mushkërive të fëmijës nuk përfundon të paktën deri në javën e 39". Mënyra të tjera për të pakësuar numrin e lindjeve të parakohëshme përfshijnë kufizimin e numrit të embrioneve që vendosen në mitër në rastet e shtatzënive me epruvetë, lënia e duhanit dhe kufizimi i rritjes së peshës gjatë shtatzënisë, si edhe kujdesi për shëndetin e nënës para dhe gjatë shtatzënisë. Zoti Howsen thotë se këto të dhëna janë nga vendet e zhvilluara por mund të zbatohen kudo."Këto praktika po bëhen probleme si në vende në zhvillim ashtu edhe në ato të pazhvilluara". Ata njerëz që shënuan ditën e Lindjeve të Parakohëshme mund të shkonin në një faqe në Facebook për të ndarë historitë e tyre për foshnjet e lindura para kohe. Është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për t'i dhënë një fytyrë njerëzore kësaj çështjeje.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 dhjetor 2014
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga