Studim, vullnetarizmi zgjat jetën

Studim, vullnetarizmi zgjat jetën
Të bësh mirë është mirë. Ky mund të jetë slogani i një shoqate vullnetare, por bëhet fjalë për diçka të vërtetë.

Një rishikim i plotë i 40 studimeve, i publikuar në revistën BMC, Shëndeti Publik tregon se të kujdesesh për të tjerët është e dobishme jo vetëm  për ata që marin shërbimin, por edhe për shëndetin tonë.

Vullnetarizmi rrit mirëqënien e përgjithshme, largon rrezikun e depresionit, na bën më të kënaqur me veten, madje mund të na zgjasë jetën.

Kjo ka qenë një iniciativë e Suzzane Richard nga Universiteti i Exeter në Angli.

Richard thotë se më parë janë bërë përshkrime me fjalë në lidhje me këtë çështje por asgjë faktike, e mbështetur në prova.

Prandaj ajo ka marrë iniciativën të studiojë së bashku me rezultatet e studimeve eksperimenatle dhe studimet e grupit.

Sipas rezultateve të analizave të saj në thellësi , përfitimet për shëndetin mendor janë të qarta : mirqënie e përgjithsme, më pak ankth dhe depresion, një kënaqësi ëm e madhe për jetën në përgjithësi.

Disa të dhëna kanë nxjerrë një reduktim të vdekshmërisë në 20%.

Richard thekson se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se duke bërë mirë do të fitojnë diçka.

Këto të dhëna konfirmojnë edhe ato të publikuara në JAMA Pedriatics, sipas të cilit të rinjtë vullnetarë kanë ulje të kolesterolit, peshës dhe inflamacionit, efekt pozitiv në ndjeshmëri dhe shëndetin mendor.

Por nga ana tjetër thuhet se mekanizmat me të cilët vullnetarizmi bën mirë janë të paqartë.

Disa thonë se kjo ka të bëjë me faktin se njerëzit vullnetare kalojnë një pjesë të madhe të ditës në ambjente të hapur, me ajër të pastër dhe në lëvizje.

Ndërsa të tjerë pohojnë se kjo është e lidhur me gjendjen psikologjike të njerëzve.

Neuroimmunoendocrino, sistemi që lidh trurin, sistemin imunitar dhe aktivitetin metabolik ka një efekt pozitiv në të gjithë trupin.

Por do të kryhen studime të tjera për të zbuluar nëse faktorë të tjerë kanë ndikim në këtë gjendje të njerëzve.

Shpresa është që një numër më i madh i njerzëve ti bashkohen këtyre aktiviteteve.

Në Evropë prevelenca e vullnetarizmit ndërmjet të rriturve është 22%, në SHBA 27 %, ndërsa në Australi shkon në 36%

Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm