Studim-Amerikanët hedhin në plehra 150 000 tonë ushqime në ditë

Studim-Amerikanët hedhin në plehra 150 000 tonë ushqime në ditë

Fruta dhe perime, produkte të cilat amerikanët i hedhin çdo ditë

Amerikanët hedhin në plehra rreth 150 000 tonë ushqime në ditë, ose e barasvlefshme me më shumë se 400 gramë për person, bëhet e ditur në një studim, duke saktësuar se frutat dhe perimet ishin produktet që hidheshin më tepër.

Ky ushqim që shkon i gjithi në koshin e plehrave është kultivuar në afro 7% të tokave bujqësore amerikane dhe mijëra miliarda litra ujë që janë përdorur për prodhimin e tyre, sipas një artikullit të publikuar në gazetën “PLOS One”.

Kjo korrespondon gjithashtu me 30% të kalorive që konsumohen çdo ditë nga çdo shtetas amerikan. Frutat dhe perimet përbëjnë 39% të gjithë këtyre produkteve, të ndjekura nga produktet e qumështit (17%), mishit (14%) dhe drithërat (12%). Në mesin e produkteve që kanë më pak mundësi për të përfunduar në koshin e plehrave renditen patatinat, vaji, produktet me sheqer dhe pijet pa alkool.

Regjimet ushqimore të cilësisë më të lartë bazohen në sasitë më të bollshme të frutave dhe perimeve, që përfundojnë në kosh në sasi më të mëdha se produktet e tjera./ata/

Meredith Niles, bashkëautore e studimit dhe asistente pedagoge në Universitetin e Vermontit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare