Studimet gjenetike krijojnë
një mi super-rezistent

Studiuesit e universiteteve të Lausanne dhe EPFL në Zvicër kanë arritur të alterojnë gjenetikisht një mi, duke i dhënë një rezistencë fizike më të lartë se normalja. Këto minj të modifikuar gjenetikisht mund të vrapojnë 50% më tepër dhe 20 minuta më gjatë se minjtë normal.

Minjtë e modifikuar janë të ngjashëm me normalët përvec një mase muskulare më të zhvilluar. Ata nuk janë minjtë e parë të modifikuar gjenetikisht, me aftësi fizike të larta, por këto minj nuk kanë nevojë për ushqim ekstra për të vrapuar më gjatë se normalët. Studimi modifikoi gjenet që janë përgjegjës për djegien e acideve yndyrore. Eksperimentet e mëparshme u fokusuan në konsumin e glukozës, karburanti për sprintin dhe fuqinë eksplozive të muskujve. Muskujt e këtyre minjve ishin të aftë të performojnë pa ushqim ekstra. Duke djegur dhjamin e trupit për një performanc më të mirë muskulore, në vend që të djegin glukozën.

“Nëse po mendoni për glukozën kemi të bëjmë me muskujt e sprintit – ne po flasim për muskujt e maratonës,” tha profesor Johan Auwerx, studiuesi që drejton eksperimentin. “Ne duam të kurojmë pacientët nuk synojmë ti bëjmë super njerëz , duam të mbrojmë muskujt nga degradimi”.

Studimi, i publikuar në revistën “Cell”, synon të mbajë muskujt e të moshuarve në gjendje të mirë dhe ti mbrojë nga ilacet që luftojnë sëmundjet por në të njëjtën kohë shkatërrojnë muskujt.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen