Studimet në Mbretërinë e Bashkuar: Doza e parë e vaksinës antiCOVID ul infektimet dhe shtrimet në spitale

Studimet në Mbretërinë e Bashkuar: Doza e parë e vaksinës antiCOVID ul infektimet dhe shtrimet në spitale

Të dhënat nga dy studime të veçanta të botuara në Mbretërinë e Bashkuar një në Angli dhe një tjetër në Skoci, kanë treguar se vaksinat kundër COVID-19 janë efektive në ndërprerjen e transmetimit të sëmundjes dhe shtrimet në spital duke filluar me administrimin e dozës së parë.

Analiza nga Shëndeti Publik Angli (PHE) botuar të hënën tregon se vaksina e prodhuar nga Pfizer-BioNTech zvogëlon rrezikun e infektimit me më shumë se 70 përqind pas dozës së parë. Ky rrezik zvogëlohet me 85 përqind pas një doze të dytë.

"Në përgjithësi, ne po shohim një efekt vërtet të fortë në uljen e çdo lloj infeksioni, asimptomatik dhe simptomatik", tha drejtoresha e reagimit strategjik të PHE Susan Hopkins në një konferencë për media.

Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, Matt Hancock, sekretari britanik për Shëndetsinë dhe Kujdesin Social, e mirëpriti zhvillimin si "një lajm tepër i mirë".

"Kjo tregon se vaksinat funksionojnë dhe se ato shpëtojnë jetë."

Një tjetër studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut, zbuloi se në javën e katërt pas marrjes së dozës fillestare vaksina Pfizer uli rrezikun e shtrimit në spital nga COVID-19 deri në 85 përqind.

"Këto rezultate janë shumë inkurajuese dhe na kanë dhënë arsye të mëdha për të qenë optimistë për të ardhmen," tha në një deklaratë Dr Aziz Sheikh

Hulumtimi krahasoi rezultatet e atyre që kishin marrë  dozën e parë me ata që nuk e kishin marrë.

Ajo zbuloi se vaksinimi shoqërohej me një ulje prej 81 përqind të rrezikut të shtrimit në spital në javën e katërt midis atyre të moshës 80 vjeç e lart, kur rezultatet për të dy vaksinat u kombinuan.

Studimi i të dhënave të botës reale nga organi i shëndetit publik tregon gjithashtu se ata njerëz të vaksinuar që infektohen kanë më pak të ngjarë të vdesin ose të shtrohen në spital.

Mbretëria e Bashkuar është ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia COVID-19, me gati 121,000 viktima që nga fillimi i pandemisë, në bazë të të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins dhe ishte vendi i parë që filloi vaksinimet masive në dhjetor.  Më shumë se 17 milion njerëz - afërsisht një e treta e popullsisë së rritur, tani kanë marrë të paktën dozën e tyre të parë të vaksinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?