Studimet Part-time, sot nisin
regjistrimet për 8500 vendet

Studimet Part-time, sot nisin<br />regjistrimet për 8500 vendet
TIRANE- Për të gjithë ata që duan të kenë në xhep një diplomë në sistemin part-time, sot, me datë 16 shtator nisin regjistrimet. M

inistria e Arsimit ka bërë publik udhëzimin sipas të cilit, të interesuarit duhet të paraqiten në sekretaritë përkatëse me një: Fotokopje të noterizuara të diplomës së Maturës Shtetërore dhe certifikatës së notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri.

Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme, së bashku me vërtetimin nga AKP që është kalues në provimet me zgjedhje; Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre; 2 fotografi dhe Mandat arkëtimi i tarifës së regjimit prej 1.600 lekësh, paguar në Postën Shqiptare; Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme të institucionet e arsimit të lartë publik.

Sipas udhëzimit të MASH, universitetet publike, më 16 shtator, duhet të shpallin listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim dhe oraret e aplikimeve. Regjistrimi i kandidatëve për në part-time, nis më 18 shtator-16 tetor 2013, nga 08:00-16:00, pranë sekretarive mësimore të fakultetit.

Universitetet të shpallin listat e kandidatëve fitues në vende të dukshme, në fakultet, brenda orës 16:00 të datës 20 tetor 2013 të ndarë sipas programeve të studimit përkatës. Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues, të zhvillohet nga data 21 – 24 tetor 2013, prej orës 08:00 deri në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse.

Regjistrimi i kandidatëve fitues të bëhet vetëm me diplomën e Maturës Shtetërore dhe dëftesën e pjekurisë origjinale të shkollës së mesme. Për sistemin part-time dhe edukimin në distancë, qeveria ka miratuar plot 8500 kuota.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)