Sipas një studimi 11-vjecar, konsumimi i kafesë ka përfitime mjaft pozitive në shëndetin e njeriut dhe ul riskun për kancerin e lëkurës. Studimi përfshiu 450,000 individë, të cilët u analizuan bazuar në ushqimet që konsumonin, historikun shëndetësor të familjes, aktivitetit fizik apo kohës që shpenzonin të ekspozuar në rrezet e diellit. Rezultatet ishin shumë interesante.

Ata individë që konsumonin katër ose më shumë filxhanë kafeje në ditë, ishin 20% më pak të rrezikuar nga melanoma e lëkurës krahasuar me personat që nuk pinin kafe. Autorët e këtij studimi shumëvjecar besojnë se efektet mrekullibërëse të kafes gjenden tek përbërësit e vecantë të saj, përfshirë dhe kafeinën.

Konsumimi i kafesë në sasinë e duhur, ndihmon në shtypjen e qelizave kanceroze në prani të diellit, redukton mundësitë për skuqjen e lëkurës, shmang dëmtimin e ADN-së etj. Ky studim mes të tjerash do kënaqë dhe egon e të fiksuarve pas kafeinës, që shpesh janë përballur me kritika nga varësia që kanë krijuar. Ne jemi me ta!
kafeja
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)