Studimi, 47% e të rinjve
të rrezikuar nga interneti

Studimi, 47% e të rinjve<br />të rrezikuar nga interneti
TIRANË - Fëmijët shqiptarë janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe materialeve pornografike në internet. Rezultatet e një studimi të bërë së fundmi në vendin tonë kanë treguar se shumica e fëmijëve kanë kompjuter dhe internet në shtëpi dhe për pasojë ata mund hapin çfarëdo faqe pasi në shumë familje mungojnë filtrat për të mos klikuar faqet erotike. Të dhënat e studimit janë bërë publike pikërisht në ditën Botërore të Internetit ndërkohë që katër ministra kanë firmosur një dokument për të ofruar siguri online për fëmijët.

Studimi 
Plot 900 fëmijë të moshës 13 deri në 18 vjeç janë pyetur në të gjithë vendin në zona rurale dhe urbane sa i përket përdorimit të internetit. Shumica dërrmuese e tyre kanë pohuar se kanë një adrese në rrjetet sociale ndërkohë që edhe janë ngacmuar nga të huaj. Studimi tregon se 44% e fëmijëve shohin çdo dite materiale pornografike, 47% pranojnë se janë kontaktuar nga te panjohur shqiptare e te huaj, këta të fundit kryesisht britanike, italianë dhe amerikanë.

Organizatat në mbrojtje të fëmijëve rekomandojnë aktivizimin e filtrave për sigurinë online të fëmijëve. Por, për ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi filtri më i mirë janë vetë prindërit ndërsa ka sjellë edhe shembullin e tij personal. “Kam një betejë të humbur me vajzën që është e vogël kur ma merr telefonin nga dora pasi unë e kam të vështirë që t’ia marr asaj prapë. Ne mund të bëjmë shumë filtra, por unë mendoj dhe jam shumë mbështetës i tezës se filtri më i madh është marrëdhënia e prindit me fëmijën”, ka pohuar Klosi.

Siguria online 
Ministrat përgjegjës por edhe përfaqësues të organizatave të ndryshme kanë pohuar se e rëndësishme është vendosja e filtrave në mënyrë që fëmijët të mos kenë akses në çdo faqe interneti. “Vendosja e filtrave në masë është detyra kryesore që na nevojitët. Por nga ana tjetër duhet të ketë edhe ndërgjegjësim për prindërit dhe mësuesit” këshillojnë ekspertët. Ministrja e Shtetit për novacionin ka pohuar se fëmijët nuk mund të ndalohen të navigojnë në internet por ndaj tyre duhet të ketë një informim maksimal mbi rreziqet. “Është e pamundur t’i ndalosh fëmijët të kenë akses, gjithë çështja është përgjithësimi i tyre, maturimi dhe informimi në mënyrë që gjërat që shikojnë t’i absorbojnë ashtu siç duhet” ka pohuar Harito.

Masat e marra
Në Ditën Botërore të Internetit të Sigurt, katër ministra u angazhuan për t’u ofruar fëmijëve siguri online. Krahas rekomandimeve për internetin e sigurt te fëmijëve, këshilla u lëshuan edhe ndaj prindërve, te cilët duhet te kenë me ne kontroll aktivitetin e fëmijëve te tyre. “Është me vend ajo fjala ku fëmijët e keq janë produkt i një prindi të keq. Të rriturit sot, dhe këtu nuk po përjashtoj askënd, po japim modelet e gabuara se si duhet të rriten fëmijët nesër” ka pohuar Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Nga ana tjetër ministrja Nikolla ka pohuar se do të ketë një bashkëpunim e operatorët e ofrimit të internetit në mënyrë që të kemi një internet të sigurt në shkollat shqiptare. Gjate aktivitetit u prezantua edhe platforma kombëtare “Internet i Sigurt”, i cili do të shërbejë për raportime dhe ndërgjegjësimin e prindërve.
 
Shifra dhe të dhëna nga studimi 
900 fëmijë janë përfshirë në studim dhe u përkasin zonave rurale dhe urbane
13 deri në 18 vjeç është mosha e fëmijëve të cilët janë përfshirë në studim
80-85% e fëmijëve kanë kompjuter me internet në dhomën e tyre
47%  kanë raportuar se janë ngacmuar nga një shtetas i huaj i rritur gjatë kohës që kanë qenë në internet
45% kanë përjetuar tallje on line apo vjedhje të profilit të tyre të Facebook.
44% e tyre kanë raportuar se shohin materiale pornografike

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës